1 / 23

DECENTRALIZIMI FISKAL , SFIDAT DHE MUNDESIT Ë

DECENTRALIZIMI FISKAL , SFIDAT DHE MUNDESIT Ë. Fran BRAHIMI Ministria e Financave. Përmbajtja. Decentralizimi Decentralizimi fiskal në Shqipëri Periudha tranzitore (nga ndarja territoriale ekzistuese në ndarjen e re territoriale)

inigo
Download Presentation

DECENTRALIZIMI FISKAL , SFIDAT DHE MUNDESIT Ë

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. DECENTRALIZIMI FISKAL, SFIDAT DHE MUNDESITË Fran BRAHIMI Ministria e Financave

  2. Përmbajtja • Decentralizimi • Decentralizimi fiskal në Shqipëri • Periudha tranzitore (nga ndarja territoriale ekzistuese në ndarjen e re territoriale) • Thellimi i procesit të decentralizimit fiskal dhe sfidat me të cilat do të përballemi

  3. Decentralizimi • Proces sfidues (një mundësi e re, një përgjegjësi e re, pjesëmarrje e gjerë e qytetarëve në punët dhe jetën publike); • Reforma e decentralizimit, e lidhur dhe e ndërthurur me shumë sektorëdhe fusha të ekonomisë dhe jetës sociale; • Decentralizimi në përgjithësi dhe ai fiskal në veçanti, janë zhvilluar me një dinamikë të shpejtë kryesisht në dekadën e fundit; • Interesi dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrjet për përdorimin e taksave dhe kontributeve te tyre është rritur në mënyre graduale; • Financat – Faktor kyç për: (i) autonominë e pushtetit vendor dhe (ii) aftesinë për të ushtruar funksione (decentralizimi me parimin financa ndjek funksionin)

  4. Decetralizimi Fiskal në Shqipëri • Decentralizimi Fiskal nënkupton: • Transferimin e përgjegjësive dhe të drejtës së kryerjessë shpenzimeve; • Rritjen e të ardhurave të qeverisjes vendore; • Autoritet i plotë në përcaktimin/vënien e taksave dhe tarifave vendore; • Autoritet i plotë në marrjen e vendimeve për përdorimin e të ardhurave vendore dhe të transfertës së pakushtëzuar.

  5. Decetralizimi Fiskal në Shqipëri Autonomia e re: • E drejta për vendosjen e taksave dhe tarifave; • Adoptimi dhe implementimi i një buxheti në kuadër të ushtrimit të funksioneve të veta; • Kryerja e shpenzimeve në kuadër të ushtrimit të funksioneve të veta; • Autoritet i plotë në përcaktimin e nivelit të shpenzimeve për t’u kryer.

  6. Baza Ligjore e Decentralizimit Fiskal • Kuadri ligjor i lejon qeverisjes vendoretë drejtën për të krijuar të ardhura nga: • Taksatvendore; • Tarifatvendore; • Tëardhurangaaktivitetiekonomik; • Transferatqeveritare; • Huamarrja.

  7. Periudha tranzitore -Probleme që kërkojnë zgjidhje imediate • Buxheti i vitit 2015. • Si do të shpërndahet transferta e pakushtëzuar për njësitë vendore? • Çfarë do të bëhet me investimet në vazhdim të filluara para vitit 2015? • Si do të procedohet me investimet e reja për vitin 2015? • Si do veprohet me kontratat e lidhura për shërbimet publike sidomos për pastrim-gjelbërimin? • Si do veprohet me kontratat e reja për shërbimet publike kryesisht për pastrim gjelbërimin? • Si do procedohet për projektet e huaja në vazhdim dhe ato të reja? • Si do procedohet me huatë, nënhuatë dhe kreditë që ka marrë pushteti vendor?

  8. Buxheti i vitit 2015 • Transferta e pakushtëzuar, për vitin 2015: • do të shpërndahet për 373 NJQV, me të njëjtat kritere të përdorura deri tani, por duke rifreskuar të dhënat për popullsinë, kapacitetet fiskale dhe tregues të tjerë të varfërisë. • do të jetë e ndarë në muaj dhe në tremujorë, • Verifikimi dhe çertifikimi ishpenzimeve të njësive të qeverisjes vendore, do ti delegohet Prefektit të Qarkut dhe Degës së Thesarit, • Procedura dhe detajet për kryerjen e këtyre detyrave do të saktësohen dhe shpjegohen nëpërmjet udhëzimit të zbatimit të buxhetit të vitit 2015, ose nëpërmjet një udhëzimi të posaçëm, specifik për këtë periudhë tranzitore.

  9. Buxheti i vitit 2015 • Investimet në vazhdim do të verifikohen nga Prefekti i Qarkut dhe Dega e Thesarit për ligjshmërinë e tyre, duke synuar shmangien e krijimit të detyrimeve të prapambetura. • Investimet e reja do të konfirmohen nga Prefekti i Qarkut dhe Dega e Thesarit. • Kontratat e lidhura më parë për shërbimet publike, sidomos për pastrim-gjelbërim do të vazhdojnë të likuidohen por, njësitë e qeverisjes vendore duhet të raportojnë tek Prefekti i Qarkut dhe Dega e Thesarit për tipet e këtyre kontratave, kohën e lidhjes dhe të mbarimit të tyre, mënyrën dhe afatet e likujdimeve, etj.

  10. Buxheti i vitit 2015 • Kontratat e reja duhet të çertifikohen nga Prefekti i Qarkut. • Prefekti i Qarkut duhet të ketë parasysh se këto kontrata, kryesisht ato të pastrim gjelbërimit, duhet të jenë në frymën dhe filozofinë e ndarjes së re territoriale. • Projektet e huaja në vazhdim duhet të mos pengohen në zhvillimin e tyre por, gjithsesi edhe ato duhet të raportohet në Degën e Thesarit. • Huatë, nënhuatë dhe kreditë e njësive të qeverisjes vendore, me ndarjen e re territoriale, transferohen automatikisht si detyrime te njësisë se re.

  11. Qarqet • Qarqet nuk preken në mënyrë të drejtpërdrejtë nga reforma territoriale, pra, nuk ulet numri i tyre. • Sipas legjislacionit në fuqi, ky institucion është shumë pak i ngarkuar me përgjegjësi, funksione dhe detyra konkrete. • Edhe pse mungon fusha e veprimtarisë konkrete të tyre, ato (qarqet) kanë mesatarisht të punësuar në administratën e tyre 65-75 punonjës, shifër mjaft e lartë e krahasuar me detyrat që kryejnë. • Në buxhetin e vitit 2015, do të vendosim kufizime për numrin e punonjësve të këtyre institucioneve.

  12. Menaxhimi Financiar • Ministria e Financave, është duke bërë disa ndryshime në ligjet e menaxhimit financiar publik dhe për rrjedhojë do të përfshijë edhe aspektet e ndryshme të reformës së re territoriale. • Nga pikëpamja e harmonizimit financiar dhe menaxhimit të sistemit të thesarit, të gjitha ndryshimet reflektohen në sistemin AMOFTS (si kodet e thesarit për çdo NJQV, njësitë e reja shpenzuese, etj.). • Ndryshimet në sistemin AMOFTS, janë kompetencë e Ministrisë së Financave dhe tashmë që ka dalë numri i njësive të qeverisjes vendore, do të fillojë puna për të bërë ndryshimet për njësitë e reja. • Ngelet problematikë çështja e kodimit të njësive të tyre të varësisë, veprim i cili do të kryhet vetëm pas fillimit të funksionimit të plotë të tyre (hap pas hapi). • Per mënyrën e bashkimit dhe harmonizimit të bilanceve kontabël, Ministria e Financave brenda këtij viti do të nxjerrë një udhëzim të posaçëm. • Evidentimi dhe vlerësimi i aseteve fizike vendore është një aspekt tjetër që duhet kryer brenda periudhës tranzicionit

  13. Decentralizimi fiskal- domosdoshëritë • Rritja e peshës së shpenzimeve për investime, në buxhetin vendor, krahasuar me shpenzimet administrative. • Në kuadër te strategjisë së re të decentralizimit e cila synon rishikimin e funksioneve ekzistuese dhe transferimin e funksioneve të reja në qeverisjen vendore pesha e buxhetit vendor ndaj PPB-së do të rritet dhe, në një periudhë afatmesme kjo peshë do jetë ndër më të mëdhatë në rajon. • Nëpërmjet modernizimit te administratës tatimore synohet që investimet që do bëhen në nivel qëndror të harmonizohen me ato në nivel vendor me qëllim që të rriten të ardhurat publike qëndrore dhe vendore dhe njëkohësisht të ulen kostot e mbledhjes dhe administrimit të tyre.

  14. Formula e shpërndarjes së transfertës së pakushtëzuar • Është përdorur një formulë që prej vitit 2002 dhe ky instrument ka qene faktor stabilizues i financave vendore • Formula merr në konsideratë disa kritere kryesore dhe të tjera plotësuese që synojnë: • Objektivitet; Parashikueshmeri; Barazi dhe Transparencë • Kriteret kryesore: • Numri i popullsisë, • Sipërfaqe • Shërbime urbane • Kriteret plotësuese: • Ekualizimi fiskal • Kriter specifik për varfërinë dhe kushtet gjeografike të ndryshme • Garancia minimale për frymë

  15. Problemet e hasura • Kontestime për numrin e popullsisë • Kontestime për kapacitetet fiskale • Kontestime për kriteret specifike • Disa përdorues e vlerësojnë të komplikuar • Nuk merr në konsideratë realitete dhe zhvillime të reja të procesit të decentralizimit dhe faktorë të tjerë ekonomike dhe social si struktura e popullsisë, niveli i të ardhurave të popullsisë, zhvillimit e reja infrastrukturore kombëtare, etj. • Për këtodhetëtjera arsye të hasura është e nevojshme një formulë ere.

  16. Formula e re • Për buxhetin e vitit 2016, në bashkëpunim me donatorët dhe kryesisht me USAID-in, do të rishikohet formula e shpërndarjes së transfertës së pakushtëzuar. • Formula dhe skema e re e financimit, synon rritjen e parashikueshmërisë së fondeve nga njësitë vendore, objektivitetin dhe rritjen e transparencës në ndarjen e fondeve për pushtetit vendor. • Formula do të marrë në konsideratë edhe: • Popullsinë sipas grup-moshave • Numrin e nxënësve dhe studenteve sipas njësive vendore • Numrin e personave me aftësi fizike isht • Kapacitetin potencial fiskal • Tregues zhvillimi dhe ato në ekstreme varfërie

  17. Taksat e ndara • Kanë evoluar në mënyrë progresive kushtet për aplikimin e taksave të ndara, ku ndër më kryesoret janë: • Një qëndrueshmëri në rrjedhjen dhe investimin e kapitalit financiar • Reforma territoriale • Qëndrueshmëria e financave publike vendore • Mbështetur në këto kushte do të kryhet një studim për taksat e ndara • Në një periudhë 3-5 vjet do të fillojë aplikimi i taksave të ndara për pushtetin vendor. • Qëllimi i kësaj politike të re është që NJQV-të të përfitojnë nga taksat kombëtare apo, nga pasuritë specifike të njësive të veçanta, si tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, renta minerare etj. • Taksa mbi rentën minerare do rregullohet me paketën fiskale te buxhetit 2015

  18. Taksa mbi pasurinë • Aktualisht, nga taksa mbi pasurinë arkëtohen rreth 4 miliard lekë ose vetëm 35% e kapacitetit potencial të saj. • Sipas parashikimeve, nga mosmbledhja e kësaj takse pushteti vendor humbet çdo vit rreth 11 miliardë lekë, shifër kjo e afërsisht e barabartë me transfertën e pakushtëzuar që pushteti vendor merr nga buxheti i shtetit. • Taksa e tokës bujqësore mblidhet në shifra shumë më të ulta. Vetëm 10% e sipërfaqes së tokës bujqësore i nënshtrohet kësaj takse. • Pothuajseasnjë njësi vendore rurale (komunë) nuk mbledh të ardhura nga taksa mbi pasurinë e ndërtesave të banimit

  19. Taksa mbi pasurinë • Taksa mbi pasurinë, si burimi kryesor potencial i taksave vendore në vitet që do të vijnë, do t’i nënshtrohet një reforme të thellë fiskale. • Kjo reformë, synon rritjen në mënyrë të ndjeshme të të ardhurave nëpërmjet: • Ndryshimit të bazës së taksës nga taksë për sipërfaqe, në taksë me vlerë pasurie, • Modernizimit të administrimit të saj, • Krijimit të kadastrës fiskale • Në një periudhë afatmesme, parashikohet që të ardhurat do të dyfishohen, ndërkohë që në periudhën afatgjatë ato të arrijnë potencialin e tyre.

  20. Të ardhura të tjera • Vendosja e taksës mbi truallin, është një tjetër burim financimi • do krijohet në varësi të një studimi për tregun e apartamenteve të banimit dhe efektet e kësaj takse në rritjen e çmimit të tyre. • Mirë-menaxhimi i pronave, është një tjetër aspekt ku do synohet rritja e të ardhurave për pushtetin vendor. • Mbi 70% e fondit pyjor dhe të kullotave kanë kaluar në pronësi të qeverisë vendore. • Pronat duhet të kthehen në ekonomi që sjellin të ardhura. • Reformimi i tarifave të shërbimeve publike, është një aspekt tjetër i rritjes së të ardhurave për qeverisjen vendore • Aktualisht arkëtojmë vetëm 2.5 miliard lekë nga 6 miliardë që është financimi i tyre ose rreth 42% të tyre financohen nga grandi dhe të ardhurat e tjera. • Ofrimi i tarifës të barazuar me nivelin e kostos, do të mundësonte që rreth 3.5 miliard lekë të çlirohen nga ky shpenzim.

  21. Huamarrja vendore • E drejta e huamarrjes nga ana e NJQV-ve, në vitet në vijim do të jetë një e drejtë reale dhe jo më vetëm një mundësi ligjore “në letër”. • Brenda parametrave dhe objektivave të qeverisë për borxhin publik, në çdo vit fiskal do të vendoset një kuotë e veçantë për njësitë e qeverisjes vendore. • Njësitë e qeverisjesvendore do të konkurojnë me njëra tjetrën me projekte, norma interesi dhe kthimi, etj.

  22. Ligji integral i financave vendore • Nisur nga specifikat reale dhe nevoja e ekzistencës së tij, Ministria e Financave në bashkëpunim me Ministrin per Çështjet Vendore, ka planifikuar në kuadrin e Strategjisë së Financave Publike, hartimin e një ligji mbi financat vendore, i cili do të ezaurojë të gjithë problematikën e financave vendore. • Reforma e decentralizimit fiskal, do të përqëndrohet në saktësimin e marrëdhënieve fiskale midis pushtetit qëndror dhe atij vendor. • Hartimi i ligjit për financat vendore, ndër të tjera do të përcaktojë: • procedurën e hartimit dhe zbatimit të buxhetit vendor, • skemën e financimit të transfertës së pakushtëzuar për pushtetin vendor, • mënyrën e raportimit financiar • procedurën dhe problemet e kontabilitetit, auditit të brendshëm dhe atij të jashtëm, • rregullat dhe procedurat e transparencës, llogaridhënies, etj.

  23. Faleminderit !

More Related