430 likes | 650 Views
MARTIR Ё T E FES Ë. N Ë SH QI PËRI. T’adhurojmë, o Krisht, e të bekojmë, sepse me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë. Lindi në BrozzoMarcheno, Brescia në Itali, më 19 tetor 1899. U shugurua meshtar në Romë, më 9 korrik 1922. U diplomua në filozofi dhe teologji.
E N D
MARTIRЁT E FESË NË SH QI PËRI
T’adhurojmë, o Krisht, e të bekojmë, sepse me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.
Lindi në BrozzoMarcheno, Brescia në Itali, më 19 tetor 1899. U shugurua meshtar në Romë, më 9 korrik 1922. U diplomua në filozofi dhe teologji. Në 1928 dërgohet në Shqipëri dhe që nga 1945 ai qe rektor i Seminarit Papnor dhe zëvendës provincial në shoqërinë jezuite. U arrestua më 31 dhjetor 1945. U pushkatua më 4 mars 1946 në Shkodër. Ka qenë gjithmonë kundër fashizmit. Fjalët e tij të fundit ishin: “Rroftë Krishti Mbret, i fal persekutuesit!”.
Lindi në Shkodër, më 27 korrik 1907. Shkollën e mbaroi tek françeskanët (Shkodër). Vazhdoi studimet në Itali për teologji, në universitetin e Lovanios, studioi filozofi në Belgjikë; dhe në Sorbonë të Parisit mori doktoratin. U shugurua meshtar, më 15 mars 1931. Ishte profesor i filozofisë në liceun “Illyricum” të françeskanëve (Shkodër). U arrestua para studentëve të tij gjatë orës së mësimit, në janar të 1946 dhe u pushkatua më 4 mars 1946. Fjalët e tij të fundit ishin: “Rroftë Krishti Mbret, i falim armiqtë tanë!”.
Lindi në Shkodër, më 26 Shkurt 1911. Shkollën e mesme e mbaroi tek françeskanët, teologjinë në Bresha (Itali). U shugurua meshtar më 29 qershor në Pistoia (Itali), dhe Meshën e parë e kremtoi më 30 qershor 1936. U arrestua më 9 tetor 1946, sepse organet e sigurimit donin të dinin se çfarë i kishte thënë në rrëfim një person politik. U torturua, por nuk tha asgjë. U dënua me vdekje, më 18 janar 1947, por pas pak ditësh dënimi iu shndërrua në burgim të përjetshëm. Vdiq në burgun e Burrelit, më04 prill 1954.
Lindi në Janjevë (Kosovë), më 20 shkurt 1879. Pas shkollës fillore, erdhi në Shqipëri në familjen rregulltare të Fretërve Minorë, në Kuvendin e Troshanit (Lezhë), ku bëri noviciatin. Vazhdoi studimet filozofike në Parmë (Itali) gjatë viteve 1896-1901. U shugurua meshtar, më 21 shtator 1901. Gjatë viteve 1905-1907 ka qenë famullitar në Arqipeshkvninë e Shkodrës. Gjatë viteve 1907-1912 u emërua rektor i shenjtërores së shën Antonit të Gjakovës (Kosovë). U martirizua në Janosh afër Gjakovës, më 7 mars 1913, se nuk pranoi të bëhej prift ortodoks.
Lindi në Shkodër, më 2 tetor 1881. Studimet e filozofisë i mbaroi në Schwaz dhe të teologjisë në Graz (Austri). U shugurua meshtar më 25 mars 1904. Ka qenë provin-cial i françeskanëve në Shqipëri nga viti 1943 deri në vdekje. Më 15 nëntor 1946 u arrestua me akuzën e rreme se kishte fshehur armë nën altarin e Shën Antonit në kishën françeskane të Shkodrës. U pushkatua më 11 mars 1948, tek varrezat e Rrmajit. Fjalët e tij të fundit: “Rroftë Krishti Mbret! Rroftë Papa! Rrofshin Katolikët! Rroftë Shqipnia! Ua bajmë hallall gjyqit dhe atyne që do të shtijnë mbi trupat tonë të pafajshëm!”
Lindi në Janjevë (Kosovë), më 25 prill 1893. Ishte famullitar në Lezhë, kur u arrestua dhe u torturua pas një takimi, që bënë françeskanët në Lezhë për arsye ekonomike, të cilit organi i sigurimit donte t’i jepte kuptim politik. Vdiq në Lezhë ndër tortura, më 11 maj 1947, pasi ia kishin futur thonjtë në fyt, duke i bërë që t’i dilnin venat nga fyti. Infermierja Marie Ndoja, që e mjekonte në mo-mentet e agonisë, e varrosi fshehtazi nën një ulli të oborrit të kuvendit, e pas dëshmisë së saj, janë gjetur eshtrat e tij më 16 shtator 1994 dhe sot pushojnë në muret e kishës françeskane të Zojës Nunciatë në Lezhë.
Lindi në Shllak (Shkodër), më 2 tetor 1894. Në fillim studioi tek françeskanët në Shkodër, liceun e kreu në Salisburg dhe studimet filozofike dhe teologjike në Insbruk (Austri). Ai dha mësim Latinsht, Greqisht në kolegjin “Illyricum” në Shkodër. Ishte një ndër mitologët më të mirë shqiptarë; ishte shkrimtar dhe pianist. Pati një kulturë të gjerë letrare dhe muzikore. Në 1946 u arrestua në Rubik dhe vdiq ndër tortura, para se të dënohej, më 2 dhjetor 1946 në Shkodër. E lidhën me tela të ndryshkur, dhe kështu vdiq nga tetanozi. Ka vdekur “in odium fidei”.
Lindi në Shkodër, më 19 korrik 1900. Kreu studimet në fillim te franҫe-skanët në Shkodër, pastaj në Graz (Austri), teologjinë në Pescia (Itali) dhe në Romë ku edhe u shugurua meshtar, më 25 korrik 1924. Ka qenë provincial i françeskanëve në periudhën 1938-1941, u bë guardian i kuvendit të Shkodrës nga viti 1944 deri në vdekje. U arrestua me akuzën e rremë se kishte marrë pjesë në vendosjen e armëve nën altarin e kishës së Shën Antonit. Fjalët e tij të fundit: “Rrotë Krishti Mbret! I fal armiqtë e mi! Shqipëria nuk vdes me ne!”. U pushkatua më 11 mars 1948, jashtë mureve të varrezave.
Lindi në Blinisht (Zadrimë), më 2 dhjetor 1906. Hyri në Shoqërinë e Jezusit, kreu në Torino studimet e filozofisë dhe të teologjisë dhe u shugurua meshtar në Kieri (Itali), më 15 korrik 1938. U rikthye në Shqipëri dhe dha mësimin e latinishtes, greqishtes dhe matematikës në Seminarin Papnor, ku në 1945 ai u bë Rektor. Meshtar shumë i ndershëm dhe i zellshëm, e mbi të gjitha për formimin e seminaristëve, me të cilët ishte shumë i afërt dhe i gatshëm. U arrestua bashkë me Atë Faustin, u dënua me vdekje dhe u pushkatua më 4 mars 1946. U torturua në mënyrë çnjerëzore. Fjalët e tij të fundit qenë: “Rroftë Krishti Mbret, i fali armiqtë e mi!”.
Lindi në Shkodër, më 22 mars 1897. Shkollën e mesme e kreu te franceskanët, ndërsa teologjinë në Graz (Austri). U shugurua meshtar në Genova (Itali), më 24 korrik 1921. Shërbeu në zonat më të vështira malore:Theth, Brigje të Hotit dhe Gomsiqe. Pati një shpirt të madh sakrifice. U arrestua në Shkodër në 1947. U dënua me burgim të përjetshëm dhe 20 ditë pas vendimit vdiq nga kanceri në burgun e Shkodrës, më 16 prill 1950. Eshtrat e tij pushojnë në kishën françeskane të Shkodrës.
Lindi në Wrocław (Poloni) më 2 dhjetor 1896. Kreu studimet teologjike në Bosnje dhe u shugurua meshtar në Shkodër, më 14 Qershor 1925. U transferua në Shkodër si misionar. Organizoi grupin rinor “Viribus Unitis”. Hapi një shkollë për fëmijët më të më-dhenj se dhjetë vjeç. Luftoi me ngulm gjakmarrjen duke gjetur një zgjidhje të krishterë. Ia kushtoi vetveten formi-mit të klerikëve. U arrestua në Shko-dër më 14 Shkurt 1946. Gjatë gjyqit deklaroi: “nuk më vjen keq aspak se po vdes bashkë me vëllezërit e mi, sepse, për sa kam mundur, kam kon-tribuar edhe unë me ju, për të mirën tuaj dhe të fesë së Krishtit”.U pushka-tua më 18 korrik 1946 në Shkodër.
LindinëVrnavokollë (Kosovë), më 12 Maj 1921. Shkollën e mesme e kreunëSeminarinPapnornëShkodër. Nëvitin 1938 shkoinëRomënëKongregatën Propaganda Fide kukreukursin e filozofisëdhestudioiteologjinëUniversitetin Gregorian. U shuguruameshtar, më 19 mars 1944. Nëvitin 1946 u kthyenëatdhe. Nëvitin 1948 u arrestuadheiunënshtruashumëtorturave: u la për 15 netë e ditëparanjëmuri, ku e lagninvazhdimisht. VdiqnëArqipeshkvinë e Shkodrës, përshkaktëtorturave, nëpranverëtëvitit 1948.
Lindi në Kthellë (Mirditë), më 26 korrik 1908. Në 1920 filloi shkollën në Seminarin Papnor të Shkodrës, studimet filozofike dhe teologjike i kreu në Travnik (Bosnje) ku u diplomua në vitin 1931. U shu-gurua meshtar më 26 prill 1932. Ka qenë sekretar i Arqipeshkvit të Durrësit. Më vonë ka qenë famullitar i Durrësit. Iu kërkua të tregonte të fshehtat e rrëfimit, por edhe pse u torturua në mënyrë çnjerëzore, ai nuk e bëri. U arrestua në Durrës, më 18 maj 1947 dhe u pushkatua më 9 mars 1948 në plazhin e Durrësit. Ia mbuluan trupin me pak rërë, por ia zbuluan qentë .
Lindi në Mal të Jushit (Shkodër), më 5 shkurt 1920. Mësimet e para i mbaroi në Seminarin e Shko-drës, ndërsa studimet filozofike dhe teologjike i kreu pranë “Pro-paganda Fide” në Romë ku u shugurua meshtar, më 19 mars 1944. Pasi u kthye në atdhe u emërua zëvendës famullitar i Shkodrës, dhe në 1947 u thirr në shërbimin ushtarak në Përmet, ku pas disa muajsh, më 10 mars 1947 u arrestua si spiun i Vatika-nit. Pas torturave të tmerrshme u pushkatua më 28 mars 1947, në Përmet, përpara ushtarëve të regjimentit dhe i shkelur prej fanatikëve, derisa dha shpirt nën këmbët e tyre të përgjakura.
Lindi në Mali Kolaj (Velipojë), më 16 nëntor 1917. Studioi në Seminarin Papnor në Shkodër dhe më pas studimet filozofike dhe teologjike në “Propaganda Fide” në Romë. U shugurua meshtar në Castel Gandolfo (Romë), më 20 dhjetor 1942. Kremtoi meshën e parë më 21 dhjetor 1942, në Gjenacan. Shërbeu në Pulaj-Velipojë, Dajç të Bregut të Bunës dhe në Mal i Kolajve. Dërgoi jashtë shtetit listën e meshtarëve të pushkatuar e për këtë u arrestua, më 7 nëntor 1958. U dënua me vdekje, më 27 prill 1959. Në gjyq ripërtëriu me guxim shpalljen e tij të fesë katolike dhe paditi padrejtësitë e regjimit komu-nist. U pushkatua, më 12 maj 1959.
Lindi në Shkodër, më 21 janar 1891. Shkollën e mesme e kreu në Seminarin Papnor të Shkodrës, gjithashtu edhe filozofinë, ndërsa teologjinë në Insbruk (Austri). U shugurua meshtar në Primiz (Austri), më 3 gusht 1919. Duke u rikthyer në atdhe nga Marsi 1920, shërbeu si famullitar i Gimaj –Shalë, Bogë, Prekal dhe Kir, Shirokë dhe Rrenc, Gurë i Zi. U arrestua në vitin 1945 në Shirokë dhe më pas u lirua. Përsëri u arrestua në Rrenc të Gurit të Zi në tetor të 1947, u burgos në burgun e Shkodrës. Vdiq ndër tortura para se të gjykohej, më 30 prill 1948.
Lindi në Shkodër, më 22 shkurt 1917. Studimet e para i kreu te françeskanët, pastaj kaloi në Seminarin Papnor të Shkodrës, ku studioi për teologji. Dhe në fund ka studiuar në Propaganda Fide në Romë. U shugurua meshtar, më 24 shkurt 1943 në Shkodër. Ka shërbyer si famullitar në Bushat (Shkodër). U arrestua më 12 nëntor 1947 dhe u dënua me 10 vjet burg, sepse ishte antikomunist, ishte prift katolik dhe sepse ishte intelektual. Vdiq, më 12 maj 1948 për shkak të torturave. Trupin e tij ia dorëzuan të vëllait, por pak më vonë policia shkoi dhe e mori trupin e pajetë nga shtëpia e të vëllait.
Lindi në Dajç të Zadrimës (Lezhë), më 26 mars 1893. Studimet e para i mbaroi në Seminarin Papnor të Shkodrës. Në 1912 filloi studimet në Romë, më vonë në Francë dhe Austri. U shugurua meshtar më 4 gusht 1919. Ka qenë kundërshtar i qeverisë së mbretit Zog e për këtë u arrestua më 26 dhjetor 1926. Më 19 shkurt 1927 u dënua me vdekje dhe u var më 5 mars 1927. Fjalët e tij të fundit “Po vdes i pafajshëm. Rroftë Krishti Mbret! Rroftë Kisha Katolike! Rroftë Papa, Ati ynë! Rroftë Shqipëria dhe shqiptarët e vërtetë!”
Lindi në Shkodër, më 7 korrik 1890. Studimet e para i kreu në kolegjin françeskan, pastaj studioi filozofi dhe teologji në Seminarin Papnor të Shkodrës, ku u shugurua meshtar, më 29 maj 1915. Shërbeu në zonën e Mirditës si famullitar, pastaj në Gziq të Mirditës ku ndërtoi një kishë dhe në 1936 hapi shkollën e parë. Ishte i respektuar për zellin e tij baritor dhe për dëshminë e tij deri në martirizim. Në 1946 u dërgua në Kallmet, ku në vitin 1949 u arrestua. Pas shumë torturash vdiq në burgun e Lezhës, më 12 shtator 1949, para se të gjykohej. Eshtrat e tij pushojnë në varrezat e Rremajt në Shkodër.
Lindi në Worringen (Gjermani), më 2 gusht 1906. Kreu shkollën e mesme në St. Wendel, filozofinë në St. Augustin dhe teologjinë në Mölding, Viena. Qe famullitar në Kthellë, nga 1938 shërbeu në Perlat (Mirditë), dhe nga 1943 në Jubë të Durrësit deri ne arrestimin e tij që ndodhi në Shkurt 1945. U dënua me dy vjet burg në Tiranë: në burgun e veçantë të kriminelëve të luftës. U pushkatua, ndërsa e detyronin t’ia mbathte më 16 nëntor 1946, sepse ishte prift dhe për më tepër ishte gjerman. Fjalët e fundit: “Jam i lumtur që po vdes, sepse shqiptarët do më kujtojnë gjithmonë si meshtar të besimit në Krishtin.”
Lindi në Shkodër, më 2 shtator 1892. Kreu të gjitha studimet në Seminarin Papnor të Shkodrës dhe dy vitet fundit të teologjisë në Insbruk (Austri). U shugurua meshtar, më 29 maj 1915. Ka qenë kapelan i ushtrisë, zv/famullitar në Shkodër, famullitar në Pulaj (Velipojë) dhe më pas në Sheldi. Ka qenë kancelar dhe sekretar i Arqipeshkvit të Shkodrës. Më vonë ka shërbyer në Beograd dhe në Zvicër. Ka qenë orator i aftë, shumë i përgatitur në shkencat njerëzore dhe hyjnore. Pasi u kthye në Shqipëri u arrestua në Sheldi në dhjetor të vitit 1944. U dënua me vdekje në Shkodër më 30 janar 1945. Tmerrësisht dhe barbarisht i torturuar, u pushkatua në Tiranë, më 5 mars 1945. Ka qenë prifti i parë që u vra nga komunistët.
Lindimë 1 mars 1891, nëGurëz. Studimet e paraedheatofilozofikeikreunëSeminarinPapnortëShkodrës, ndërsateologjinënëInsbruk (Austri). U shuguruameshtar, më 24 prill 1916. Ka qenëfamullitariBogës, ShkrelitdheMazrekut. U arrestuanëBogëdhe u burgosnëKoplik, më 7 korrik 1948. Policia e detyroitësillejpërrethfamullisësëtijsitrofe. E vranë pa gjyq duke e futurtëgjallënëgropën e ujravetëzezatëburguttëKoplikut , më 26 dhjetor 1948 bashkë me Dom PjetërÇunin.
Lindi në Shkodër, më 24 janar 1896. Prej shkollës fillore deri në meshtari studioi në seminare të ndryshme të Piemontes, në kolegjet Skarnafixhi dhe Sarkana. U shugurua meshtar më 12 mars 1921 në Saluco, Itali. U kthye në Shqipëri dhe filloi të shërbejë në ipeshkëvinë e Sapës, si famullitar në Dardhë, Shllak, Koman, Dush dhe në Naraç, ku u akuzua dhe u arrestua si spiun i Vatikanit, më 8 dhjetor 1946. Për të terrorizuar popullin, u pushkatua në Shelqet (Shkodër) në praninë e fshatarëve, më 24 janar 1947.
Lindi në Samrish - Shkodër, më 1 tetor 1933. Shkollën fillore e kreu në Dajç të Bregut të Bunës, kurse studimet e tjera tek famulli-tari Pjetër Gruda. U shugurua meshtar në katedralen e Shkodrës, më 8 dhjetor 1961. Ka qenë famullitar i Stajkës deri në 1967. Pas mbylljes së Kishave, ka zhvilluar fshehtazi shërbesën e tij në fshatra e qytete. Kërkoi strehim në ish-Jugosllavi, por u tradhëtua dhe iu dorëzua, në nëntor 1968, komunistëve shqiptarë, të cilët e burgosën në Shkodër. Iu bë gjyqi në Dajç dhe u pushkatua në prill të 1969.
Lindi në Shën Gjergj (Pulaj), më 10 korrik 1909. Shkollën e mesme e kreu në Seminarin e Shkodrës, kurse teologjinë në Bobbio (Geno-va), ku edhe u shugurua meshtar më 21 mars 1942. Ka qenë famullitar i Oroshit dhe Kalivarit, edhe sekretar i Imzot Frano Gjinit. U arrestua në vitin 1947 në Kalivar (Shën Pal), Mirditë. U burgos në Shën Pal. E torturonin dhe i kër-konin të mallkonte Jezu Krishtin dhe ai bërtiste: “Rroftë Jezu Krishti!”. Ata vazhduan disa ditë me torturat derisa ai vdiq në Shën Pal të Mirditës në vitin 1947. Trupi i tij u hodh në një kanal dhe u shqye nga qentë.
Lindi në Beltojë, më 9 maj 1935. U përgatit në filozofi dhe në teologji privatisht nga Ipeshkvi i Shkodrës, Imzot Ernest Çoba, prej të cilit në Shkodër u shugurua meshtar më 8 dhjetor 1961. Ka qenë famullitar i Dajç të Bregut të Bunës dhe i Barbullushit. Pas mbylljes së kisha-ve në mars 1967, pa marrë para-sysh ndalesat e regjimit, shkonte nga një fshat në tjetrin, duke ofruar me guxim shërbimin e tij baritor. U arrestua në Beltojë, më 19 prill 1973. U torturua në mënyrë shtaza-rake, por rezistoi me heroizëm. U dënua me 7 vjet, por gjatë gjyqit foli kundër diktatorit Enver Hoxha, e për këtë u dënua me pushkatim, më 10 shkurt 1974.
Lindi në Nënshat, më 31 korrik 1887. Studimet filozofike dhe dy vite teologjike i kreu në seminarin Papnor të Shkodrës. Në Insbruk (Austri), bëri edhe dy vite të tjera teologjie. U shugurua meshtar më 21 shtator 1911 në Shkodër. Ka qenë famullitar në Koman, Nënshat, Laç i Vaut të Dejës, Pistull dhe Plezhë. U arrestua më 8 dhjetor 1946 ndërsa kremtonte Meshën e She-njtë. U dënua me 30 vjet burg, por u paralizua në vitin 1953 dhe u lirua në 1954. U kthye në Pistull dhe banoi në një kantinë të qelës. Vdiq më 22 prill 1958.
Lindi në Shkodër, më 3 nëntor 1892. Studioi në Seminar Papnor të Shkodrës, kurse teologjinë në Insbruk (Austri). U shugurua meshtar në Shkodër, më 24 prill 1916. Shkroi shumë drama. Ka qenë sekretar i Arqipeshkvit të Shkodrës, zv/famullitar i katedrales në Shkodër, famullitar në Mal të Barbullushit, në Bogë, në Shkrel dhe në Sheldi. U arrestua në Sheldi, sepse kishte ndihmuar fshehtazi Dom Lazër Shanton dhe u burgos në Shkodër, më 4 shkurt 1945. Ka qenë i pari meshtar që u pushkatua nga komunistët në Shkodër, më 25 mars 1945.
Lindi në Shkodër, më 9 korrik 1914. Shkollën fillore dhe liceun i kreu në Seminarin Papnor të Shkodrës, kurse teologjinë në Kongregatën Propaganda Fide (Romë), ku edhe u shugurua meshtar, më 23 mars 1940. Shërbeu si famullitar më parë në Shkrel, Rrjoll dhe ReçLohe. U arrestua në Rrjoll, u burgos në Koplik, më 27 korrik 1948. U akuzua pse kishte përkthyer enciklikën “Rerum Novarum” të Papa Leone XIII. Egërsisht i torturuar, u fut për së gjalli në gropën e ujrave të zeza të burgut, ku vdiq më 26 dhjetor 1948. Ka qenë gjithmonë i paluhatshëm kundër diktaturës.
Lindi në Ferizaj (Kosovë), më 24 dhjetor 1898. Studioi në fillim në Shkodër, pastaj në Graz, dhe në Insbruk të Austrisë dhe më vonë në Romë, ku u shugurua meshtar, më 13 maj 1921. Në Kosovë ka qenë famulliar i Urosevacit dhe Novosellës. Në Shqipëri shërbeu në Zhejë, në Gurëz dhe në Tiranë. U arrestua në Tiranë, më 28 tetor 1946 dhe u dënua me 20 vjet burg, por ai kreu vetëm 17 i mbyllur në burgun e Burrelit. U lirua më 2 Maj 1963. Pas mbylljes së kishave u dërgua në Gurëz, ku u arrestua përsëri më 11 Qershor 1970 dhe u dënua me vdekje, sepse kishte pagëzuar një fëmijë. U pushkatua më 29 shtator 1971, dhe eshtrat e tij nuk janë gjetur akoma sot.
Lindi në Shkodër , më 20 shkurt 1886. Në Shkodër kreu shkollën e mesme dhe studimet filozofike i kreu në Seminarin e Shkodrës, kurse teologjinë në “Propa-ganda Fide” (Romë). U shugurua meshtar në Durrës, më 28 qershor 1908. Ka qenë sekretar dhe zëvendësi i Ipeshkëvit të Durrësit. Më 28 tetor 1930 u shugurua Ipeshkëv i DurrësMirditës dhe më vonë u bë delagat Apostolik i Shqipërisë dhe më 4 janar 1946 u transferua në Alesio (Lezha e sotme). U arrestua më 15 nëntor 1946 si “spiun i Vatikanit”. Edhe ndër tortura nuk pranoi formimin e një kishe të ndarë nga Selia e Shenjtë dhe për këtë u pushkatua, më 11 mars 1948. Fjalët e tij të fundit qenë: “Rroftë Krishti Mbret! Shqipëria do të jetojë edhe nëse ne vdesim”.
Lindi në Shkodër, më 24 maj 1874. Në fillim studioi në kolegjin saverian të Shkodrës. Në vitin 1891 hyri në Shoqërinë e Jezusit, në Portoré di Fiume, ku vazhdoi studimet e tij. U shugurua meshtar në Goricia (Itali), më 8 prill 1906. Njihte disa gjuhë të huaja. Ka përkthyer në italisht librin e famshëm të Atë Gjergj Fishtës “Lahu-ta e Malcisë”. Pati shumë detyra në Itali. Shkoi si kapelan i shqiptarëve në Kostandinopoli. U kthye në atdhe dhe shërbeu si famullitar i Durrësit dhe i Vlorës. U arrestua në Durrës , më 25 mars 1946 dhe u torturua çnjerëzisht. Për ta torturuar edhe më shumë, e futën në çmendinën e Durrësit, ku vdiq pas një martirizimi të ngadalshëm, më 5 nëntor 1951.
Lindi në Shkodër, më 4 shtator 1885. Kreu të gjitha studimet pranë etërve minorë në Shkodër, ndërsa teologjinë në Salisburg (Austri), ku u shugurua meshtar, më 19 mars 1908. Ka qenë drejtor i shtypshkronjës dhe i kolegjit, si dhe Guardian i Kuvendit të Shkodrës dhe epror provincial. Më 19 mars 1936 u shugurua Ipeshkëv i Sapës e më 26 qershor 1940 u emërua Arqipeshkëv i Durrësit. Refuzoi të themelonte një kishë të ndarë nga Roma. U arrestua më 19 maj 1947 dhe më 24 dhjetor u dënua me 20 vjet burg, ku vdiq nga infrakti i shkaktur nga torturat, më 19 mars 1949.
Lindi në Ndërfushaz (Rrëshen-Mirditë), më 12 mars 1928. Shkollën e mesme e kreu tek Motrat Stigmatine në Shkodër. Lutej shumë dhe ishte shumë guximtare dhe e vendosur, shumë e bukur dhe e ditur, kishte be-sim të madh. Ajo ishte mësuese dhe përfitonte në shkollë të shpjegonte doktrinën e krishterë. U akuzua se kishte komplotuar kundër sekretarit të partisë komuniste. U arrestua dhe u torturua në Shkodër, më 11 gusht 1949. Kriminelët komunistë, u munduan në të gjitha mënyrat për ta korruptuar, por ajo rezistoi heroikisht. Përdorën një dhunë barbare: e futën në një thes, lakuriq, bashkë me një mace. Vdiq në spitalin e burgut në Shkodër, më 24 tetor 1950.
Lindi në Rranxa të Bushatit (Shko-dër), më 30 shtator 1919. Shkollën e mesme e kreu në Shkodër dhe pastaj vazhdoi studimet në Semi-narin të Shkodrës. Ishte seminarist dhe frekuentonte vitin e tretë të teologjisë, kur themeloi organizatën klandestine “Bashkimi Shqiptar” që kishte si qëllim të reagonte kundër diktaturës, e cila donte të shkatë-rronte besimin dhe kishën. Eprorët e tij nuk dinin asgjë. Kur u zbulua nga regjimi në 1945, u arrestuan dhe u dënuan me vdekje ai dhe eprorët e tij. U pushkatua, më 4 mars 1946, duke thënë: “Rroftë Krishti Mbret dhe i fal armiqtë”. E ëma kur mori vesh lajmin e vdekjes tha: “Tani, Marku im, u bë prift”.
Lindinë Elbasan, më 23 shtator 1912. Studimet e parë i kreu në seminarin “Benedikti XV”, në Grotaferrata (Itali). Studimet e filozofisë dhe teologjisë i kreu në universitetin ‘Angelicum’ në Romë, ku u shugurua meshtar, më 1 dhjetor 1935. Erdhi në Shqipëri në 1936, dhe qe famullitar në Elbasan, Korçë dhe Berat. Në 1944 ka qenë përgjegjës i kishës greko-katolike në Shqipëri. U arrestua në 1946 në Korçë, sepse ishte prift katolik, dhe në 1947 u dënua me 5 vjet burg dhe me punë të detyruar në Korçë dhe në Maliq. Vdiq në Maliq i varrosur i gjallë në kënetën ku kishte rënë, i lodhur nga puna, më 26 tetor 1948.
Lindi në Prizren (Kosovë), më 2 qershor 1887, ishte i afërm me Nënë Terezën. Erdhi në Shqipëri në vitin 1906, për të jetuar si një regulltar jezuit i thjeshtë. Ka studiuar në Itali. Ka qenë katekist, mësues në shkollën fillore, drejtor i korit, teatrit dhe shtypshkronjës, gjithashtu administrator i revistave “Lajmëtari” dhe “Leka”. Njihte pesë gjuhë të huaja. Pas arrestimit të atë Faustit dhe Dajanit bëhet udhëheqja shpir-tërore e jezuitëve. U arrestua në vitin 1946 në Gjuhadol, nëKuvendin e Fretërve, që të tregonte sekretet e jezuitëve. Pësoi tortura të tmerrshme dhe vdiq më 31 tetor 1947.
Lindi në Iballë (Pukë), më 13 gusht 1916. Ka kryer vetëm katër klasat e fillores. Ishte i martuar dhe punonte si blegtor dhe shitës. Ai i ndihmonte shumë të varfërit. Kundërshtoi që nga fillimi regjimin komunist që ishte kundër besimit të krishterë duke marrë pjesë në organizatën “Bashkimi shqiptar”. U arrestua në Shkodër, më 24 dhjetor 1945, ku u dënua me vdekje, më 22 shkurt 1946. Në emër të Krishtit që ndryshoi jetën e tij, ai luftoi dhe vdiq mes torturave çnjerëzore, duke e ditur se linte gruan, tre vajza dhe një motër. U pushkatua në moshën 30 vjeçare, në shtator të vitit 1946.
Lindi në Shosh (Dukagjin), më 2 shtator 1925. Në fillim studioi me françeskanët, më vonë në Semi-narin e Shkodrës. Ka qenë oficer ushtarak në Spitalin e Shkodrës dhe anëtar i organizatës politike “Bashkimi Shqiptar”. U arrestua në Shkodër, më 4 dhjetor 1945. U dë-nua me 25 vjet burg që iu kthyen në dënim me vdekje, më 22 shkurt 1946. U torturua në mënyrë çnjerë-zore dhe u pushkatua në Shkodër më 4 mars 1946. Fjalët e tij të fundit: “Thuani babait tim: të më falë për të gjithë dhimbjen që i shkaktova familjes sime! I fal të gjithë ata që më dënuan padrej-tësisht. Rroftë Shqipëria! Rroftë Krishti Mbret! Poshtë komunizmi!
Lindi në Vuthaj (Shkodër), më 2 shkurt 1919. Në fillim ka studiuar te françe-skanët dhe më vonë në Seminarin e Shkodrës. Ka punuar si sekretar i spitalit ushtarak të Shkodrës dhe ndërlidhës mes qytetit dhe malit. Ka qenë anëtar i organizatës politike “Bashkimi Shqiptar”. U arrestua më 3 dhjetor 1945, sepse ishte kundër komunizmit dhe ishte thellësisht fetar. I duroi torturat me një guxim të madh. U dënua me vdekje dhe u pushkatua bashkë me Atë Gjon Shllakun, Atë Giovanni Fausti dhe Atë Daniel Dajani, më 4 mars 1946. Fjalët e tij të fundit: “. I fali ata që kanë mundur të më bëjnë keq, më kanë dënuar me vdekje, e ata që do të më pushkatojnë”. Lavdi Krishtit Mbret! Rroftë Shqipëria!
Të lutemi Gjaku i martirëve të tu, o Zot, është bërë fara e jetës e të krishterëve të rinj. Na bëj të denjë ta pranojmë trashëgimin e këtyre vëllezërve që na kanë paraprirë në fe, e bëj që dëshmia e tyre të jetë gjithmonë shembull e udhëheqje në gëzimet e në vështirësitë e jetës. Na jep sigurinë që edhe kur njeriu mbjell vdekje dhe shkatërrim, Ti, o Zot, gjithmonë rindërton e bën të rilindë. Nëpër Krishtin Zotin tonë. Amen.