1 / 14

Zoti im! Më mjafton si mburrje fakti që ti je Zoti im.

Zoti im! Më mjafton si mburrje fakti që ti je Zoti im. Ali ibn Ebi Talibi, Allahu qoftë i kënaqur me të!. Çdo gjë fillon e vogël pastaj rritet, përveç fatkeqësisë, e cila fillon e madhe pastaj zvogëlohet. Nasir ibn Jesari, Allahu e mëshiroftë!.

ormand
Download Presentation

Zoti im! Më mjafton si mburrje fakti që ti je Zoti im.

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Zoti im! Më mjafton si mburrje fakti që ti je Zoti im. Ali ibn Ebi Talibi, Allahu qoftë i kënaqur me të!

  2. Çdo gjë fillon e vogël pastaj rritet, përveç fatkeqësisë, e cila fillon e madhe pastajzvogëlohet. Nasir ibn Jesari, Allahu e mëshiroftë!

  3. Çuditem nga ata që me të hollat e tyre blejnë rroba, por nuk i blejnë të lirët me sjelljet e tyre. Ibn Semaku, Allahu e mëshiroftë!

  4. Të mbartësh të vërtetën është si të mbartësh kodrat e palëkundshme. Këtë mund ta bëjnë vetëm burrat e vendosur. Ibn Kajim el-Xhevzije, Allahu e mëshiroftë!

  5. Të përfitoj nga kjo botë duke i rënë fyellit është më e dashur për mua sesa ta përfitoj atë me fe. Bishr Elhafi, Allahu e mëshiroftë!

  6. Frikësoju Allahut për aq sa ka mundësi Ai të bëjë kundër teje dhe turpërohu prej Tij për aq sa është Ai afër teje. Vehb ibn Elverdi, Allahu e mëshiroftë!

  7. Nuk posedon njeriu shtëpi tjetër pas vdekjes së tij përveç asaj që ka ndërtuar para se të vdesë. Nëse e ka ndërtuar me të mira, do të jetë i kënaqur në të. E, nëse e ka ndërtuar me të këqija, ajo që ka ndërtuar do të shkatërrohet. Ali ibn Ebi Talibi, Allahu qoftë i kënaqur me të!

  8. Nëse ke mundësi që askush mos të ta kalojë me vepra të mira të afrimit tek Allahu, atëherë bëje atë. Abdullah ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të!

  9. Frikësoju Allahut dhe të mos jetë Allahu më i dobëti në sytë e tu. Vehb ibn Elverdi, Allahu e mëshiroftë!

  10. Nëse mëson për shokun tënd diçka që e urren, atëherë arsyetoje atë. E, nëse nuk mund t’i gjesh arsye, atëherë thuaj në veten tënde “ndoshta vëllai im ka ndonjë arsye që unë nuk e di.” Abdullah ibn Zejdi, Allahu qoftë i kënaqur me të!

  11. Nëse dikush kafshon ndonjë gacë prushi derisa të fiket, do të ishte më mirë për të sesa të thoshte për një çështje që e ka caktuar Allahu “sikur të mos ishte kjo”. Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të!

  12. Nervozizmi është si egërsira. Nëse pronari e lë të lirë, ajo fillon të hajë atë të parin. Ibn Kajim el-Xhevzije, Allahu e mëshiroftë!

  13. Kush pajtohet me përcaktimin e Allahut, ai përcaktim do të ndodhë dhe ai person do të ketë shpërblim. Kush nuk pajtohet me të, ai përcaktim do të ndodhë, por atij do t’i përmbysen veprat. Ibn Kajim el-Xhevzije, Allahu e mëshiroftë!

  14. Shpërndajekëtë Treguesi i së mirës është sikurse vepruesi i saj

More Related