1 / 16

Prof.dr. Myrvete Badivuku-Pantina

Prof.dr. Myrvete Badivuku-Pantina. Lenda: KRIZAT EKONOMIKE Ligj. 2. Cikli i biznesit dhe fazat e tij

blythe
Download Presentation

Prof.dr. Myrvete Badivuku-Pantina

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Prof.dr. Myrvete Badivuku-Pantina Lenda: KRIZAT EKONOMIKE Ligj. 2

  2. Cikli i biznesit dhe fazat e tij Zhvillimi ekonomik i vendeve me një ekonomi tregu të zhvilluar megjithëse karakterizohet me një prirje rritjeje, në kohë të caktuar ka patur shmangie nga kjo prirje e përgjithëshme, duke u karakterizuar herë nga periudha të rënies ekonomike dhe herë nga periudhat të rritjes ekonomike. Kështu disa nga periudhat e rënies ekonomike janë ato të viteve: 1929-1933, 1937-1938, 1948-1949, 1953-1954, 1960-1961, 1973-1975, 1981-1982.

  3. Lëvizjet e ekonomisë herë drejt ngritjes e herë drejt rënies të treguesve kryesor ekonomik kundrejt një prirje të përgjithshme në rritjen ekonomike formojnë ato që quhen ciklet e biznesit. Lëkundjet e aktivitetit real ekonomik megjithëse emërtohen si cikle, në të vërtetë nuk formojnë cikle të rregullta. Pra, nuk ka dy reçesione apo ekspansione të ngjashme.

  4. Megjithatë edhe pse ciklet e biznesit dallojnë nga njëri tjetri, ato kanë diçka të përbashkët. • Çdo cikël biznesi karakterizohet nga disa faza të njëllojta. Pra kemi katër faza të ciklit të biznesit dhe ato janë:

  5. Pika më e lartë e ciklit • Faza e reçesionit (rënjes ekonomike) • Pika më e ulët e ciklit • Faza e ekspansionit (ngritjes ekonomike)

  6. GDP real Pika më e lartë Prirja e GDP potencial Pika më e lartë Pika më e ulët Ekspansioni Rënja Pika më e ulët Gjatësia e ciklit Koha Figura 1. Ciklet e biznesit

  7. 1.Pika më e lartë e ciklit Eshte pika qe pason pas ekspansionit (ringjalljes) dhe paraqet lulezimin e ekonomise Ne kete faze aktiviteti ekonomik perjeton nje zhvillim te gjithanshem, ku zhvillimi ekonomik mberrin nje nivel me te larte se qe ishte para fillimit te krizes ekonomike Kerkesa gjithnje me e madhe per mjete prodhimi dhe per mjete konsumi nxit zhvillimin e cdo aktiviteti ne jeten ekonomike, por jo pergjithmone

  8. 2.Faza e reçesionit (rënjes ekonomike) Eshte momenti kur per shkak te disproporcionit midis ofertes dhe kerkeses ngel shitja dhe prodhimi i mallrave, bjen aftesia blerese e shtresave te gjera, rritet papunesia Recesioni fillon te ndihet se pari ne tregun monetar (banka), meqë faza e shitjes nuk realizohet dhe fillon te rritet kerkesa per kredi bankare per te perballuar veshtiresite financiare neper firma, prandaj edhe vjen deri te rritja e normave te kamates per kapital hua

  9. 3. Pika më e ulët e ciklit Eshte momenti kur per shkak te mosrealizimit gjithnje e me te theksuar te mallrave ne treg mbushen depotë me produkte te gatshme, punetoret leshohen nga puna, mbyllen firmat, krijohet gjendja kaotike ne treg .

  10. 4. Faza e ekspansionit (ngritjes ekonomike) Paraqet fazen kur ekonomia fillon te konsolidohet, te marre vehten per nje zhvillim te metejshem Ky eshte momenti kur krijohen kushtet paraprake per daljen nga kriza, aktiviteti ekonomik fillon te ringjallet, rritja e punesimit rrit kerkesen per produkte ne treg, gje qe stimulon angazhimin e kapitaleve te reja ne dege te ndryshme

  11. Momenti kyç, për të identifikuar një cikël të biznesit, është përcaktimi i fazës së recesionit, pra: Duhet të theksojmë se çdo rënie ekonomike nuk mund të karakterizohet si recesion. Pranohet se kemi të bëjmë me një fazë të recesionit ekonomik vetëm atëherë kur GDP real bie për gjashtë muaj rrjesht.

  12. Lind pyetja, në çfarë mënyre i përshtatet cikli i biznesit analizave të kërkesës agregate dhe ofertës agregate? Përgjigjen e këtyre pyetjeve do ta marrim duke analizuar figurat e më poshtme.

  13. AS B AD P* C AD` P` Q` Q Qp GDP real Figura 2. Hendeku i prodhimit në modelin kejnsian Niveli i çmimeve

  14. Ndryshimet në nivelin e prodhimit natyrshëm kanë ndikim edhe në nivelin e punëzëniës përkatësisht papunësisë. Lidhja në mes të produktit dhe papunësisë shprehet me Ligjin e Okunit, sipas të cilit, për çdo 2% të rëniës së GDP aktual kundrejt GDP potencial, norma e papunësisë rritet me 1%. Për shembull, në qoftë se GDP potencial është 100% dhe bie në 98% atëhere norma e papunësisë do të rritet në 7% në qoftë se para rënjës së prodhimit ajo ishte 6%.

  15. AS` AS P` P Q` Q GDP real O Tani shohim hendekun e prodhimit në modelin klasik duke u nisur nga pikpamja klasike lidhur me ofertën agregate (AS) vertikale. Figura 3. Hendeku i prodhimit në Modelin klasik Niveli i çmimeve

  16. Një shprehje disi ekstreme e pikpamjes neoklasike mbi ciklet e biznesit ështëteoria e cikleve reale të biznesit. Sipas kësaj teorie kurba AS është vertikale dhe të gjitha ndryshimet që ndodhin në GDP real shkaktohen vetëm nga goditjet që pëson Oferta agregate.

More Related