1 / 17

M.A. Ahmet Kasumi a hmet.kasumi @ gmail

PARTNERËT SOCIAL Roli dhe Kapacitetet e Partnerëve Social në politikat e Edukimit/Trajnimit dhe Punësimit në Kosovë. M.A. Ahmet Kasumi a hmet.kasumi @ gmail.com. Partnerët Social në Kosovë. Qeveria e Kosovës (MPMS, MASHT, MTI) Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK)

Download Presentation

M.A. Ahmet Kasumi a hmet.kasumi @ gmail

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. PARTNERËT SOCIAL Roli dhe Kapacitetet e Partnerëve Social në politikat e Edukimit/Trajnimit dhe Punësimit në Kosovë M.A. Ahmet Kasumi ahmet.kasumi@gmail.com

  2. Partnerët Social në Kosovë • Qeveria e Kosovës (MPMS, MASHT, MTI) • Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) • Konfederata e Sindikatave të Lira të Kosovës (KSLK) • Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) • Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB) • Asociacionet dhe Organizatat tjera sektoriale

  3. Kapacitetet e Partnerëve Social për rrjetëzim • OEK ka zgjeruar rrjetin e saj dhe ka qenë aktive në KTK dhe Marrëveshjen Kolektive. Ka filluar reformën institucionale • BSPK një palë e rëndësishme në dialogun social. Rol të rëndësishëm në Marrëveshjen Kolektive dhe procesin e privatizimit. Kapacitetet administrative dhe qëndrueshmëria financiare mbesin të mangëta • KSLK ka arritur deri diku të organizohet, administrativisht por edhe në shtrirjen e saj rajonale. Mban raporte të afërta me Qeverinë dhe OEK

  4. Korniza ligjore ndërkombëtare lidhur me dialogun social • Instrumentet kryesore ndërkombëtare: • Konventa e ONP-së (Nr. 87) mbi Lirinë e mbledhjes në Shoqata dhe Mbrojtjes së të Drejtës për Organizim • Konventa e ONP-së (Nr. 98) mbi Zbatimin e Parimeve të së Drejtës për Organizim dhe Negocijimit Kolektiv • Konventa e ONP-së (Nr. 144) mbi Konsultimet Trepalëshe për Promovimin e Implementimit të Standardeve të Punës • Instrumentet e BE-së: • Strategjia Evropiane e Punësimit • Korniza Evropiane e Kualifikimeve • Strategjia e Lisbonës dhe masat dhe politikat tjera të përbashkëta të Bashkimit Evropian

  5. Korniza ligjore vendore lidhur me dialogun social • Rregullorja 1999/24 mbi Ligjin e Aplikueshëm në Kosovë • Rregullorja 2001/19 mbi Degën e Ekzekutivit të IPVQ-ve • Rregullorja 2001/27 mbi Ligjin Esencial të Punës në Kosovë • Udhëzimi Administrativ 17/2001 mbi Strukturën dhe Funksionimin e Këshillit Trepalësh Konsultativ • Ligji Nr. 2004/7 mbi Oden Ekonomike të Kosovës • Draft-Ligji i Punës • Draft-Strategjia e Punësimit në Kosovë 2008-2013 • Ligji Nr. 02/L-24 për Arsimin dhe Trajnimin e të Rriturve • Ligji Nr. 2002/2 mbi Arsimin Fillor dhe të Mesëm në Kosovë • Ligji Nr. 2002/3 mbi Arsimin e Lartë në Kosovë • Strategjia për Zhvillimin e Arsimit Para-Universitar në Kosovë • Strategjia për Zhvillimin e Arsimit të Lartë në Kosovë

  6. Kuadri institucional në nivelin qendror • Këshilli Trepalësh Konsultativ (KTK) • Këshilli i Arsimit dhe Aftësimit Profesional (KAAP) • Grupi Punues për Zhvillimin e Burimeve Njerëzore (ZHBNJ) • Grupi i Dublinit • Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK)?

  7. Kuadri ligjor dhe institucional Konkluzionet dhe Rekomandimet • Është krijuar legjislacioni bazik dhe janë përcaktuar parimet themelore për dialogun social • Por, parimet duhet të definohen në mënyrë më precize, të hartohet legjislacioni sekondar dhe të formalizohen procedurat • Janë themeluar institucione të mjaftueshme për mbajtjen dhe përparimin e dialogut social. Pjesëmarrja e partnerëve është e kënaqshme kurse ndikimi i pjesshëm. • Është në barrë të Qeverisë dhe partnerëve social që ta shqyrtojnë legjislacionin aktual nga fusha e edukimit dhe punësimit: • t’i qartësojë rolet dhe përgjegjësitë e të gjithë niveleve dhe aktorëve social të përfshirë • ta përgatisin infrastrukturën ligjore që e mbështetë institucionalizimin e bashkëpunimit për të gjithë aktorët e përfshirë në sistemin e edukimit dhe punësimit

  8. Partnerët Social dhe Arsimi dhe Aftësimi Profesional në Kosovë • Partnerët social janë të përfshirë në aktivitetet që lidhen me AAP, sidomos lidhur me përgatitjen e ligjeve, politikave dhe strategjive • Janë përforcuar kapacitet e partnerëve social, por jo në nivelin që ta iniciojnë apo udhëheqin procesin e reformës në AAP • Mungon pronësia e procesit, qëndrueshmëria dhe përkushtimi i partnerëve social • Dobësitë në planifikimin e kapaciteteve të partnerëve social reflektojnë mungesën e përfshirjes së partnerëve në aspektet kryesore të planifikimit të sistemit të AAP • Partnerët social janë përfshirë në procesin e reformimit të plan-programit edhe pse fillimisht nuk janë ftuar nga MASHT dhe MPMS gjatë procesit të zhvillimit të plan-programit • Korniza Kombëtare e Sigurimit të Cilësisë është pilotuar me sukses dhe me pjesëmarrje të palëve me interes • Mungesa e kapaciteteve njerëzore dhe teknike është emërues i përbashkët i pothuaj të gjithë partnerëve social – IPA është mjet i mirë për këtë qëllim • Të sigurohet qëndrueshmëria e partnerëve social

  9. Partnerët Social dhe politikat e punësimit • Është themeluar Forumi Kombëtar për Udhëzimin në Karrierë i mbështetur nga Qendra Kombëtare për Udhëzimin për Karrierë (QBKUK) e cila bashkëpunon me partnerët social • Mungesa e sistemit për gjurmimin e punësimit apo edukimit të mëtejshëm, dhe braktisësve të shkollës paraqet pengesë të madhe • Mungon edukimi pas-sekondar dhe i vazhdueshëm, sikur edhe ofrimi i trajnimit, formal por edhe joformal • Partnerët social të vetëdijshëm se sistemi i AAP duhet t’i përgjigjet nevojave të tregut të punës • Projektet për gjenerimin e punësimit (masat e tregut të punës) të suksesshme por jo të mjaftueshme krahasuar me nevojat

  10. Decentralizimi në ofrimin e politikave dhe ndarjes së përgjegjësive • Partnerët social të marrin pjesë më aktivisht në vendim-marrje, pasi që institucionet qendrore dhe lokale kanë tendencë të t’i mbajnë kompetencat vendimmarrëse për vete • Partneriteti NEP ka vënë në dukje si mund të bashkëpunojnë partnerët social lokal, për përmirësimin e ekonomisë lokale dhe krijimin e vendeve të punës • Të zhvillohen kapacitetet e partnerëve social lokal • Rezultatet e projektit LEEDAK dhe Partneriteti në Kamenicë duhet të shërbejnë si shembull për iniciativat tjera rajonale.

  11. Roli i Partnerëve Social në programimin dhe implementimin e IPA-s • Pjesëmarrja në programimin dhe implementimin e projekteve të CARDS ka qenë shumë e ultë, për monitorimin apo sigurimin e cilësisë së projekteve as që bëhet fjalë • Projektet janë udhëhequr dhe artikuluar nga donatorët, që jo rrallë nuk i kanë reflektuar nevojat e partnerëve • Programimi i IPA-s bëhet me një pjesëmarrje më të madhe të partnerëve, pasi që edhe institucionet e Kosovës kanë rritur pronësinë në këtë proces • Partnerët social janë anëtarë të Grupit Punues të ZHBNJ, edhe pse përfshirja e tyre ka qenë vetëm simbolike • Të eksploatohet programi IPA-s • Të përdoren dokumente të ndryshme të prodhuara deri më tani për përgatitjen e projekteve konkrete

  12. Pozicionimi ndërkombëtar i Partnerëve Social kundruall organizatave ndërkombëtare • Partnerët social janë aktiv në aderimin në organizata ndërkombëtare dhe në shtrirjen e rrjetit • OEK ka bashkëpunim të mirë me organizatat simotra në rajon dhe Evropë • BSPK është bërë anëtare e ICFTU që tash quhet ITUC. Ka aplikuar për anëtarësim në ONP • OEK, BSPK dhe Qeveria marrin pjesë në konferencat e rregullta të ONP-së në Gjenevë. BSPK poashtu ka raporte të afërta me sindikatat në rajon dhe më gjerë • Edhe sindikatat tjera kanë zgjeruar rrjetin

  13. Nevojat e ndërtimit të kapaciteteve të partnerëve social • Partnerëve social kanë nevojë për rritjen e kapaciteteve administrative dhe profesionale • Të ofrohen trajnime gjenerike dhe profesionale • Të rriten aftësitë e Ciklit të Menaxhimit të Projekteve (PCM) • Të organizohen trajnime për lobizim dhe ngritjen e fondeve, sidomos për organizatat që kanë vështirësi ta mbajnë solvencën • Rrjetëzimi me organizatat ndërkombëtare është poashtu një çështje që mbizotëron në pyetësorë • Të organizohen trajnime më specifike nga fushat me interes (edukimi dhe punësimi)

  14. Përfaqësimi i organizatave të punëmarrësve dhe punëdhënësve • Përfaqësimi i partnerëve në nivel kombëtar shumë i mirë (5) • Përfaqësimi në nivel lokal dhe rajonal i ultë (3) • Përfshirja në proceset e ZHBNJ/punësim solide (3.5) • Kapaciteti për tripartizëm i ultë për shkak të mungesë së traditës • Kapaciteti i brendshëm për ndikim në punësim/ZHBNJ (3.5) • Kapaciteti për trajnim dhe struktura trajnuese (3.5) • Sistemi i informimit të partnerëve social (2.5) • Pozicionimi ndërkombëtar i partnerëve social (3) • Kuadri ligjor dhe institucional (ligji i punës, ligji i AAP, KTK-KES) • Dialogu dypalësh- Rregullorja 2001/27 Ligji Esencial i Punës • Roli i në kornizën ligjore dhe rregullative (4)

  15. Përfaqësimi i organizatave të punëmarrësve dhe punëdhënësve • Përfshirja në zhvillimin e politikave të punësimit dhe AAP (4) • Përfaqësimi në strukturat kombëtare trepalëshe (5) • Përfaqësimi në strukturat lokale trepalëshe (2) • Roli në nivelin e ndërmarrësve dhe dialogun dypalësh (2) • Roli kufizuar i partnerëve në themelimin dhe menaxhimin e AAP • Zhvillimi i standardeve të kualifikimit-trendi konfliktit MASHT-MPMS • Zhvillimi i plan-programit-Koncepti i ri modular i plan-programit • Pjesëmarrja në qeverisjen/implementimin e politikave punësimit (3) • Niveli i decentralizimit të përgjegjësive të punësimit/ZHBNJ (1) • Përfshirja në programimin e projekteve të BE-së (1.5) • Përfshirja në implementimin e projekteve të BE-së (4) ? • Pozicionimi ndërkombëtar i partnerëve social (3) • Nevojat e partnerëve për ndërtim të kapaciteteve (3)

  16. Pyetje apo komente?

More Related