1 / 21

Moduli vigjilenca mjedisore

Moduli vigjilenca mjedisore. Vazhdim……. Përzgjedhja e Matsave/Piketave tuaja.  Pasi të jenë qartësuar problemet dhe shkaqet, hapi juaj i rradhës është të përcaktoni standartet e cilësisë, piketat apo treguesit, përkundrejt të cilave ju doni të monitoroni grupin që synoni.

petula
Download Presentation

Moduli vigjilenca mjedisore

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Moduli vigjilenca mjedisore Vazhdim…….

  2. Përzgjedhja e Matsave/Piketave tuaja  Pasi të jenë qartësuar problemet dhe shkaqet, hapi juaj i rradhës është të përcaktoni standartet e cilësisë, piketat apo treguesit, përkundrejt të cilave ju doni të monitoroni grupin që synoni.  Proçesi i vlerësimit të piketave është gjithnjë i ndërlikuar.  Kërkoni – ose përcaktoni – sa më shumë tregues sasiorë.  Pa tregues të qartë, të arritshëm dhe të matshëm, nuk mund të hartëzohet progresi, të bëhet vlerësim apo të nxirret një konkluzion të kënaqshëm nëse qëllimi i fushatës tuaj është realizuar.

  3. Piketat mund të përfshijnë objektivat e politikave të brendshme, kushtet e një lejeje shkarkimi, apo një grup standartesh ligjore. Ju mund të doni të fokusoheni mbi objektiva ndërkombëtarë, si janë objektivat e zhvillimit të mijëvjeçarit, objektivat për qeverisjen e mirë, ose kërkesat e një konvente ndërkombëtare. Kjo mund të jenë të dobishme nëse objektivat e brendshme janë të dobët dhe/ose të zbatuar keq (sidomos nëse vendi juaj ka marrë angazhime ndërkombëtare përkatëse) Ju mund të zgjidhni dhe objektivat të bazuar mbi idealet e OSHC-së tuaj të lidhura me performancën mjedisore dhe sociale, (rasti studimor i Greenpe)

  4. Ushtrim Grupi Identifikimi i Matesave Kohëzgjatja: 60 minuta Duke vazhduar ushtrimin e parë të grupit, në të njëjtat ekipe, per 30 do te identifikojme matësat e mundshëm për fushatën tuaj watchdogging. Kërkoni objektiva të qartë, të arritshëm dhe të matshëm të cilët do të shërbejnë si tregues të dobishëm gjatë fushatës tuaj. Çështjet që duhet të mbani parasysh janë nëse do të keni mundësi të mblidhni këto të dhëna rregullisht Nëse po, çfarë, si do ta bënit? Secili grup do të ketë dhjetë minuta kohë për të raportuar dhe diskutuar përfundimet e tyre,

  5. Pasi keni percaktuar matesit/piketat ju do tju duhet te mblidhni informacionin e nevojshem. Në parim, pjesa më e madhe e ketij informacioni duhet të jetë lehtësisht e aksesueshme, ose nëpërmjetInternetit ose me një kërkesë ndaj një zyrtari publik apo privat Raportimi publik i informacionit shtetëror në Shqipëri Rregullat e publikimit të informacionit nga organet qeveritare në lidhje me përgjegjësitë e tyre, strukturën organizative, buxhetet, shërbimet, dhe kështu me rradhë janë deri diku të trajtuara nga Kodi i Procedurës Administrative (Ligji Nr. 8485, GZ 19/99), fq. 578 (www.qpz.gov.al/botime/kusht_kode/Kodi_Proc_Admin.pdf) dhe neni 8 i Ligjit Nr. 8503 për të Drejtën e Informimit për Dokumentat Zyrtare (GZ 22/1999). Megjithatë, ligjet mjedisore japin më shumë udhëzim mbi informacionin e sektorëve specifikë. Këtë proçes e mbështet qendra e publikimeve zyrtare, e krijuar në bazë të Ligjit Nr.8502 (GZ 22/1999) dhe në internet në www.qpz.gov.al.

  6. Vendimet dhe Politikat Mjedisore Njoftimi i vendimeve të lidhura me politikat dhe planet (p.sh. planet kombëtare mjedisore të veprimit, strategjitë ndër-sektoriale, etj.), projektet dhe lejet e planifikuara dhe miratuara, dhe ndikimet e tyre përkatëse mjedisore, rregullohen nga Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit (Gazeta Zyrtare 60/2002 faqe 1673), Ligji i Vlerësimit të Ndikimit mbi Mjedisin (GZ 5/2003). Gjithashtu dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave mbi pjesëmarrjen e publikut në vendim-marrjen mjedisore (GZ 117/2008) përmban dispozitat përkatëse. Detajet mbi projektligje mund të gjenden në faqen e internetit të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave (www.moe.gov.al) dhe në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë: www.parlament.al/nen.asp?id=153. Edhe Gazetat Zyrtare që gjenden në internet në www.qpz.gov.al/botime/botimetf.htm përmbajnë detaje.

  7. Produktet Mjedisore Të dhënat mbi gjendjen e mjedisit mblidhen, administrohen dhe shpërndahen në dy nivele: lokale dhe kombëtare. Në nivel lokal, agjencitë rajonale të mjedisit (ARM) përgatitin një raport (vetëm i shtypur) çdo dy vjet. Në nivel kombëtar, ministria e mjedisit publikon një raport të rregullt, i fundit daton në vitin 2003 – 2004, dhe gjendet në internet në adresën: www.moe.gov.al/cms/index.php?option=com_content&task=blogsection&id=26. Edhe institutet individuale monitorojnë dhe nxjerrin të dhëna mjedisore, siç janë instituti hidrometeorologjik, Instituti i Shëndetit Publik (www.ishp.gov.al/) dhe Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve që është krijuar rishtas. Kjo e fundit do të jetë përgjegjëse për të gjithë monitorimin, raportimin dhe shpërndarjen e të dhënave mbi gjendjen e mjedisit (ministria do të jetë përgjegjëse për politikë-bërjen, hartimin e ligjeve, lejet dhe inspektimin nëpërmjet inspektoriateve mjedisore).

  8. Veprimtaritë me një Impakt Mjedisor Krijimi i një inventari formal të ndotësve (i ashtuquajtur “PRTR” ose pollutant release and transfer register – regjistri i lëshimit dhe transferimit të ndotësve) që përmban hollësi mbi impaktin e kompanive dhe personave juridikë është në proçes, dhe do të zhvillohet më tej në Agjencinë e Mjedisit dhe Pyjeve. Me kalimin e kohës, kjo gjithashtu do t’i nxjerrë këto të dhëna në publik. Të gjithë kompanitë dhe personat juridikë që ndërmarrin veprimtari që kanë ndikim mjedisor duhet të monitorojnë dhe regjistrojnë impaktin e tyre në bazë të Nenit 53 të Ligjit të Mbrojtjes së Mjedisit (GZ 60/2002). Raportet me shkrim dorëzohen çdo tre muaj në agjencitë rajonale mjedisore sipas një formati raportimi. Inspektoriatet mjedisore mund të kërkojnë hollësi të mëtejshme (përveç zbatimit të standarteve dhe lëshimit të gjobave për shkeljet).

  9. Raportimi publik i informacionit të bizneseve në Shqipëri Kompanitë aksionere janë të detyruara të nxjerrin raporte financiare vjetore për sistemin tatimor shqiptar si dhe për aksionerët e tyre dhe minimalisht përfshijnë të dhëna mbi të ardhurat dhe shpenzimet, aksionerët dhe financuesit, bordin, etj. Raportet e aksionerëve përmbajnë gjithashtu informacion të përgjithshëm në lidhje me politikat, vendimet dhe veprimtaritë e një kompanie. Entet e vogla (pronarë të vetëm dhe lloje të tjera të bizneseve të vogla të ligjshme) nuk janë të detyruara të paraqesin informacion për publikun përveçse për disa të dhëna bazë. Raportet sociale dhe mjedisore të kompanive aksionere nuk kërkohen akoma ligjërisht, megjithëse disa nga kompanitë më të mëdha të telefonisë së lëvizshme (Vodafone Albania dhe AMC) përfshijnë përgjegjësinë sociale dhe mjedisore si prioritet në axhendën e tyre. Janë përgatitur dhe janë bërë publike raportet e para.

  10. Në qoftë se ju nuk mund të jeni të sigurtë nëse të dhënat që ju interesojnë janë të disponueshme, merrni në kosideratë mundësinë e ndonjë kërkimi. Mos u demoralizoni nëse nuk janë!!! Watchdogging ka të bëjë me prodhimin e informacionit dhe njohurive, po aq sa dhe me administrimin e tij. Shembull Monitorimi i pastrimit ne qytetin e Tiranes

  11. Përcaktimi i Planit tuaj Strategjik të Watchdogging Pasi të jeni mjaft i bindur që ju mund të keni akses apo të grumbulloni të dhënat e kërkuara për objektivat që ju i keni vendosur si piketa, hapi tjetër është të përcaktoni një plan strategjik për fushatën tuaj. Kjo do t’i vendosë veprimtaritë që keni planifikuar në një kuadër logjik. Plani strategjik përfshin dokumentimin e: i) objektivave të fushatës; ii) ndarjen e burimeve; iii) përgjegjësitë; dhe iv) një plan veprimi ose afate

  12. Ushtrim Grupi PlanifikimiStrategjik për një Fushatë Një-vjeçare WatchdoggingKohëzgjatja: 60 minuta

  13. Rregullat në lidhje me mbledhjen ose kërkimin e informacionit shtetëror Nenet 23, 56 dhe 59 të Kushtetutës së Shqipërisë (http://doc-book.sourceforge.net/kushtetuta/), ligji për ratifikimin e Konventës së Aarhus Convention (Nr. 8672, GZ 35/2000), ligji për të drejtën për informacion për dokumentet zyrtare (Nr. 8503, GZ 22/1999) dhe Kodi i Procedurës Administrative (Nr. 19, GZ 19/99) fq. 578 (Neni 20, 51-55), garanton të drejtën e qytetarëve dhe të enteve ligjore për akses në informacionin që mbahet në çdo formë nga autoritetet shtetërore, kompanitë shtetërore dhe ente të tjera që kryejnë funksione publike. mbajtësit e këtij informacioni duhet të caktojnë udhëzime dhe mekanizma praktikë që publiku të marrë informacionin/dokumentin zyrtar të kërkuar në një mënyrë të përshtatshme, të shpejtë dhe të përmbledhur brenda 40 ditëve nga dorëzimi i kërkesës

  14. Si të bëni të përgjegjshëm grupin e synuar, të përfitoni nga mediat dhe të përgatiteni për reagime kritike Vlerësimi Pasi të grumbulloni të dhënat rreth piketave tuaja, hapi tjetër është ta vlerësoni atë. Këtu është e rëndësishme të mbani parasysh qëllimin e fushatës tuaj. Qëllimi final është të nxitni një përgjegjshmëri më të lartë dhe ndryshime në politikat publike ose performancën e biznesit Publikimi Zgjidhni nje metode sa me te thjeshte dhe efikase per te bere publike rezultatet tuaja. Politikberesit nuk kane kohe per raporte te gjata.

  15. KËSHILLA PUBLIKIMI  Ruajeni tekstin të qartë, të përmbledhur dhe të lehtë për tu kuptuar. Shmangni paragrafët e gjatë dhe faqet me prozë;  Përdorni shumë grafika, ngjyra dhe imazhe për të qenë tërheqës dhe të kapin vëmendjen, por mbajini prezantimet dhe formatin të thjeshtë. Mos u hidhni me fuqi të tepërta;  Mbajeni tonin e fjalorit të përshtatshëm për nevojat e lexuesve që ju synoni;  Sigurohuni që mjeti që keni zgjedhur është i lehtë dhe intuitiv; dhe  Sigurohuni qe mjeti juaj ilustron një concept të qartë dhe audiencën tuaj të synuar.

  16. Përdorimi i Medias Eshte po aq i rendesishem sa dhe vleresimi dhe publikimi i gjetjeve tuaja. Media I jep tjeter dimension fushates suaj. Andaj mundohuni ta beni ate aleate. (rasti i monitorimit te pasqyriit ne medja te koheve elektorale MJAFT) Reagimi Kritik Përpara se të deklaroni pozicionin tuaj në një çështje të veçantë, veçanërisht nëse ju po publikoni informacion dhe/ose mendim që besohet të jetë i ndjeshëm, sigurohuni që nuk po shkelni ndonjë ligj apo dhe më keq, po e bëni veten përgjegjës për ndonjë keqbërje. Qëndrimi në anën e drejtë të ligjit do të parandalojë një burim të mundshëm kriticizmi.

  17. Ushtrim Grupi Vlerësimi i Suksesit të një Fushate (Fleta e Punës së Studimit të Rastit) Cilat ishin synimet e fushatës? Cila ishte audienca e shënuar? Çfarë informacioni ju shpërnda audiencës? Cilat teknika edukuese u përdorën? Çfarë u arrit? Komentet dhe përfundimet tuaja:

  18. Ushtrim Grupi Sfidat dhe Rekomandimet Kohëzgjatja: 60 minuta Në dy grupe, për 30 minuta, së pari renditni pengesat dhe sfidat me të cilat ju përballeni kur doni të siguroheni që praktikat tuaja watchdogging janë efektive (këshillë: mos bëni vetëm drejtimin e gishtit drejt autoriteteve!). Së dyti, renditni sugjerimet dhe rekomandimet tuaja specifike për përmirësimin e kësaj situate.

  19. logo e organizates Qyteti) më ---/---/2007 Lënda: Kërkesë për dhënie informacioni Drejtuar: Z. ---------------------------- (NENEPUNES SHTETEROR, (SPECIALISTE, DREJTOR, MINISTER, ETJ) --------------------------------------------------- Baza ligjore: nenet 23, 48 dhe 56 te Kushtetutes. nenet 51 - 55 te Kodit te Procedurave Administrative. ligji nr. 8503, 30.06.1999 “Per te drejten e informimit per dokumentat zyrtare”. ligji nr. 8672, datë 26.10.2000 “Për te drejten e publikut për te pasur informacion, për te marre pjese nevendimmarrje dhe për t’iu drejtuar gjykates për çeshtjet e mjedisit” (Konventa e Aarhus-it). neni 77 i ligjit nr. 8934, dt. 05.09.2002 “Per mbrojtjen e mjedisit” I nderuar z. (_______________________) Ne jemi/Une jam nje grup (organizatash jofitimprurese mjedisore/ personash/ individi,) te cilat/ i cili deshiron te njihet me procedurat qe kane lidhje me _____________________________________ Ne kete kuader (organizata/personi,) do te donte te informohej nese nga institucioni qe Ju drejtoni, eshte dhene leje, apo jane bere analize apo kerkime, per: “identifikimi i problemit per te cilin kerkohet informacion...etj.) Ne lidhje me pergjigjen, mund te na i ktheni ne adresat e meposhtme : Adrese postare: P.O. Box E-mail: Telefon/Fax: Duke Ju falenderuar paraprakisht, Per organizaten / grupin e personave/indiviti Personi ________________________________

More Related