1 / 11

Kurbani dhe rregullat e tij

Kurbani dhe rregullat e tij. Delja. Lopa. Cjapi. Deveja. بســم الله الرحـمن الرحـيم. Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!.

geneva
Download Presentation

Kurbani dhe rregullat e tij

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Kurbani dhe rregullat e tij Delja Lopa Cjapi Deveja

  2. بســم الله الرحـمن الرحـيم Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni All-llahun për udhëzimet që ua bëri. Bamirësve merru myzhde. (Haxh, 37)

  3. Definicioni Dispozita Vlera Delja, e cila theret pas namazit te kurban bajramit, si shenje afrimi tek Allahu, subhanehu ve teala, Është Sunnet i Fortë (ose vaxhib tek hanefijte) çdo vit, për atë, qe ka mundësi. Është prej veprave më të dashura tek Allahu, subhanehu ve teala, pas namazit te bajramit. Njeriu, i cili there kurban, për çdo qime te kurbanit ka shpërblim (sevap). Ky shpërblim mund te jete 10 për 1, ose edhe me shume për atë qe dëshiron Allahu, subhanehu ve teala. Ndërsa mëkati i tij, me rastin e rënies se pikave te para te gjakut te kurbanit ne toke, i falet.

  4. Urtësia e Kurbanit 1- Afrimi tek Allahu, subhanehu ve teala, 2- Ringjallje e traditës se pejgamberit tonë, Ibrahimit, alejhi selam, i cili kishte therur kurban si shpagim për të birin, Ismailin, alejhi selam, 3- Furnizim familjen si dhe mëshirë dhe solidaritet me të varfrit dhe skamnoret, 4- Falënderim Allahut, subhanehu ve teala për begatitë dhe dhuntitë e dhuruara.

  5. Dashi: Duhet të jetë 6 muaj e përmbi. Cjapi: Duhet të jetë një vit e përmbi. Lopa: Dy vjeçare por që ka hyrë në vitin e tretë. Deveja: Katër vjeçare por që ka hyre në vitin e pestë. Llojet dhe mosha e kurbanit

  6. Duhet te jete i pastër prej te metave vijuese: )) Kushtet e Kurbanit)) I verbër, i çalë, i sëmurë, me brirë të thyer apo vesh të prerë. Kjo nëse e ka bririn të thyer apo në rastin tjetër veshin të këputur në rrënjë, sepse nëse e ka vetëm pak të thyer apo të prerë-këputur, kjo nuk do të prishte punë.

  7. Koha e therjes: Pas namazit të bajramit e deri në ikindinë e ditës së katërt të bajramit. Ndarja e mishit Më së miri është të ndahet mishi në tri pjesë: 1/3-ën lëmoshë për te varfrit, 1/3-ën dhurate fqinjëve, te afërmve dhe shokëve, dhe 1/3-ë për familje. Nëse shpërndahet i tërë kurbani, shpërblimi është më i madh.

  8. Çka i Preferohet Atij, qëdo të Therë Kurban • Me te hyre dhjetëshi i fundit i Dhul Hixhxhes, nuk duhet t’i prese thonjte dhe as te qethet, • Ta there vet kurbanin, por nëse nuk di, atëherë te paktën le te prezantoje kur te theret kurbani. • Te thotë me rastin etherjes se kurbanit dhe duke qene i kthyer kah kibleja: Bismil-lah...Allahu Ekber...Allahumme Hadhihi Minke ve Leke (O Zoti yne! Kjo është prej Teje dhe është per Ty). Allahahumme Hadhihi Anni Ve An Aileti (O Zoti im! Kjo ështëprej meje dhe prej familjes sime) (ose ne rast se there kurban për dike tjetër thotë: Kjo ështëprej filanit dhe familjes se filanit) • Te haje nga mëlçia e kurbanit, si pasim Muhammedin, Alejhi selam, i cili me te there kurbanin përgatiste ushqim nga mëlçia.

  9. Shënim: • Një dele e vetme vlen për njeriun dhe familjen e tij, sepse Pejgamberi, alejhi selam kishte there dy desh dhe kishte thënë për te parin: Ky është prej Muhammedit dhe familjes se Muhammedit! • Lopa vlen për shtate persona me familjet e tyre. • Mund te theresh kurban për te vdekurin nëse ka lënë amanet për një gjë te tille, por nuk prish pune qe edhe atë ta fusesh ne radhën e familjes sate, edhe nëse nuk e ka lënë amanet. • Kasapit nuk i epet asgjë, as nga mishi dhe as lëkura, por paguhet, sepse Muhammedi, aljhi selam ka thënë: "Ne i japim nga paratë tona". Kjo nuk d.t.th se nuk lejohet t'i japësh kasapit asgjë, porse nuk lejohet t'i japësh ne vend te pagesës, sepse t'i japësh diç si lëmoshë do te ishte mire. • Fukarate, te cilët nuk kane mundësi te therin kurban, le ta dine se Muhammedi, alejhi selam, ka therur kurban për ta, siç kishte thënë me rastin e therjes se kurbanit te tij te dyte ne një bajram: "O Zoti im! Ky kurban është prej meje dhe prej atyre, qe nuk kane patur mundësi te therin prej ummetit tim!". • Lejohet autorizimi i therjes se kurbanit, edhe nëse autorizuesi dhe i autorizuari nuk janë te një vendi.

  10. Gabime te shpeshta • Besimi se kurbani femër nuk vlen për mashkullin dhe se kurbani mashkull nuk vlen për femra. • Bindja se kurbani duhet te jete vetëm për një person. • Besimi se kurbani është obligim vetëm një here ne jete. • Besimi se kurbani është obligim për te vdekurin.

  11. Versionin në shqip e përgatiti: Sedat Gani Islami 19 janar, 2006, e enjte Brunei Darussalam Urime Kurban Bajramin për shumëvite!!! Allahu na i pranoftë neve dhe juve veprat tona të mira! Amin

More Related