80 likes | 240 Views
Sistemet e Mbikëqyrjes Publike Diskutim Paneli – Rregullimet Institucionale & Ligjore. Aktiviteti i datës 19 Prill 2011 i REPARIS për Mësimin në Distancë. Mbikqyrja Publike – Diskutim Paneli. Panelistët
E N D
Sistemet e Mbikëqyrjes PublikeDiskutim Paneli – Rregullimet Institucionale & Ligjore Aktiviteti i datës 19 Prill 2011 i REPARIS për Mësimin në Distancë
Mbikqyrja Publike – Diskutim Paneli Panelistët • John Grewe, Drejtues Projekti, Bordi Profesional i Mbikëqyrjes, Këshilli i Raportimit Financiar i Mbretërisë së Bashkuar • Vibeke Barfoed, Sekretariati i Autoritetit Danez të Mbikëqyrjes së Audituesve • Agnieszka Stachniak, Zëvendës Drejtoreshë e Departamentit të Kontabilitetit, Ministra e Financave, Poloni • Aleksandra Markowska-Tendaj, Titulluare e Njësisë pranë Zyrës së Komisionit të Mbikëqyrjes së Auditimit, Poloni
Mbikqyrja Publike – Diskutim Paneli 1. Përgjegjësitë Institucionale • Cilat janë atributet kryesore (standarde) të organit mbikëqyrës, duke përfshirë: monitorimin e procesit të Zhvillimit të Pandërprerë Profesional (CPD); mbikëqyrjen dhe kontrollimin e veprimtarisë së audituesve? Ju lutemi, shpjegoni shkurtimisht secilën prej atributeve kryesore. • Në rast se duhen hartuar standardet kombëtare të auditimit dhe kodi i etikës, kush është subjekti (organi, organizata) më i përshtatshëm për ta realizuar këtë veprimtari?
Mbikqyrja Publike – Diskutim Paneli 2. Anëtarët e Bordit • Si emërohen dhe si shkarkohen anëtarët e bordit? • Cila është balanca që sugjerohet ndërmjet anëtarëve praktikues dhe anëtarëve plotësisht të pavarur të bordit? • Cilat janë rekomandimet për organizimin e Organeve të Mbikëqyrjes Publike në kushte kut profesioni i audituesit është në tranzicion dhe kur ekziston dukshëm një numër i vogël audituesish krahasuar me nevojat e ekonomisë? • Si të zgjidhen anëtarët e atij organi, kur ne të gjithë e dimë që ata duhet të jenë profesionistë të pavarur? • A mund të jetë zëvendës ministri i financave, apo përfaqësues të tjerë të Ministrisë së Financave (domethënë, Komisioni Qendror i Tregut Financiar) anëtarë të bordit të organit të mbikëqyrjes publike?
Mbikqyrja Publike – Diskutim Paneli 3. Financimi • Cilat janë burimet kryesore të financimit për organin e mbikëqyrjes publike? • Si shpërblehen anëtarët e bordit?
Mbikqyrja Publike – Diskutim Paneli 4. Çertifikimi i audituesve • Cili subjekt (organ, organizate) është më i përshtatshmi për të bërë certifikimin e audituesve? • Si të garantohet ndarja e përshtatshme e detyrave ndërmjet kontrolluesve dhe hartuesve të kurrikulave dhe të testeve (pyetjet) brenda procesit të certifikimit të audituesve? • A mund të jenë audituesit (praktikuesit) anëtarë të komisionit të certifikimit?
Mbikqyrja Publike – Diskutim Paneli 5. Organet Profesionale • A duhet të jetë e detyrueshme anëtarësia e audituesve në një organ profesional? • Në cilën mënyrë duhet të bashkëpunojë Organi i Mbikëqyrjes Publike me organizatat profesioniste që janë të ngarkuara me realizimin e kontrolleve të cilësisë së anëtarëve të saj? • A dorëzon organizata profesionale planet e saj vjetore për kontrollin e cilësisë pranë Organit të Mbikëqyrjes Publike dhe raportet rreth Kontrolleve të përfunduara të Cilësisë? • A ia nënshtron vetë-rregullimin e saj organizata profesionale, në këtë rast, kërkesave të Organit të Mbikëqyrjes Publike?
Mbikqyrja Publike – Diskutim Paneli 6. Audituesit • A duhet të licensohet veprimtaria e auditimit që kryhet nga subjektet ligjore (format e auditimit)? • A ekzistojnë praktika ndërkombëtare dhe praktika më të mira kur audituesi (ose firma e auditimit) vepron si pronar për dy apo më shumë firma auditimi njëkohësisht? • Nga pikëpamja e praktikave ndërkombëtare dhe e praktikave më të mira, a duhen lejuar audituesit të kryejnë veprimtari auditimi në dy ose më shumë firma auditimi njëkohësisht? • A ekzistojnë të dhëna dhe studime rreth asaj se sa mosmarrëveshje ligjore (procese) janë humbur nga audituesit në gjykatë (në përqindje)? • A ka qëne efikas sigurimi i dëmit profesional, i cili paguhet nga audituesit, në lidhje me mbrojtjen e tyre në këto procese?