160 likes | 535 Views
Sistemet Politike Krahasuese, Ushtrime. KOLEGJI UNIVERSITAR VICTORY, PRISHTINË. ASISTENT: MR. GËZIM SELACI gezimselaci@yahoo.com. 1 Politika. Çështje të rëndësishme në jetën e shoqërive: Çfarë vendime merren, Si merren ato, Kush i MERR dhe kush NDIKON vendimmarrjen.
E N D
Sistemet Politike Krahasuese, Ushtrime KOLEGJI UNIVERSITAR VICTORY, PRISHTINË. ASISTENT: MR. GËZIM SELACI gezimselaci@yahoo.com
1 Politika • Çështje të rëndësishme në jetën e shoqërive: Çfarë vendime merren, Si merren ato, Kush i MERR dhe kush NDIKON vendimmarrjen. • POLITIKA: Veprimtari njerëzore e marrjes së vendimeve PUBLIKE dhe AUTORITATIVE. Publike, ngase ka të bëjë me tërë shoqërinë. Autoritative, ngase qeveria e cila merr vendime të tilla është e pajisur me autoritet (dhe legjitimitet) për t'i bërë ato vendime të detyrueshme (dmth. t'i saknsionojë individët që nuk u binden atyre.)
Veprimtari që synon të MARRË (dhe ta ruajë) PUSHTETIN për të marrë vendime të tilla dhe për të USHTRUAR këtë pushtet. KONFLIKT dhe GARË për pushtet dhe për përdorim të tij.
1.2 Politika Krahasuese (PK) • PK është njëra ndër tre degët e shkencës politike. PK merret me çështje empirike, ndërveprim PËRBRENDA sistemeve politike, Teoria politike merret me çështje normative dhe teorike (psh. barazia, demokracia), Marrëdhëniet ndërkombëtare merren me ndërveprim NDËRMJET sistemeve politike. • Psh.lufta: PK zbulon cila parti është në qeveri dhe pse ka votuar në favor të intervenimit ushtarak, cili lloj i zonave zgjedhore e ka mbështetur këtë parti, sa i madh ka qenë ndikimi i industrisë së armëve në politikën e jashtme apo atë tregtare, etj. MN analizon luftërat ndërmjet kombeve/shteteve. • Dallimi në mes këtyre tre disiplinave nuk është aq i prerë. Në saje të globalizmit dhe ndërvarësisë që po shtohet si dhe proceseve shkrirëse ndërmjet shteteve, PK dhe MN po bashkohen në një disiplinë.
KP është shkencë empirike që kryesisht studion politikën e brendshme. Ajo studion shtetin (ku qëndron sovraniteti): çështjen e pushtetit në mesin e grupeve, organizimin institucional të sistemeve politike dhe vendimet autoritative që prekin tërë bashkësinë. • Lënda do të marrë qasje analitike, ashtu që kombinon SUBSTANCËN empirike dhe METODËN. Substanca - studimi i shteteve/rajoneve dhe i sistemeve politike, aktorëve dhe proceseve të tyre; sistemeve kombëtare politike; sistemeve nën-kombëtare; njësive mbi-kombëtare; elementeve të veçanta të sistemit politik. Metoda - të identifikojë dhe shpjegojë dallimet e ngjashmëritë ndërmjet rasteve të studimit (shih.substanca) në bazë të rregullave të themeluara dhe standardeve të analizës krahasuese duke përdorë konceptet që janë të aplikueshëm në më shumë se një rast studimi.
Qëllimet e PK Fig. Sistemi politik • a) të PËRSHKRUAJË (duke krijuar klasifikime dhe tipologji) dallimet dhe ngjashmëritë ndërmjet sistemeve politike dhe tipareve të tyre, • b) të SHPJEGOJË këto dallime (duke dhënë shpjegime që janë ligje), • c) të PARASHIKOJË cilët faktorë mund të shkaktojnë efekte të ngjashme apo të ndryshme në raste të ndryshme studimi. Kërkesat, pritshmëritë dhe mbështetja i qasen sistmit politik, para se ato të procesohen brenda sistemit politik gjatë të ashtuquajturit procesit të konvertimit dhe të bëhen vendime të detyruara për tërë shoqërinë në formë të ligjit dhe neneve.Më pas, këto nene dhe ligje krijojnë reagim brenda shoqërisë dhe prapaveprim dhe, përsëri, në kërkesën dhe mbështetjen.
2. Evoluimi i PKKP paramoderne • Spekulative, normative dhe anektodale. Kufijt me filozofine, jurisprudencen dhe historine nuk ishin definuar qarte. • Machiavelli, Montesquieu dhe Tocqueville ishin shume afer themelimit te nje shkence krahasuese politike. • Pershkruheshin rendet politike (polity) dhe jo politikat (policy). Qellimi kryesor i ketyre analizave ishte te behen klasifikime dhe tipologji. Shume shpesh keto klasifikime merrnin per baze modelet evoluuese (te nxjera nga Darvinizmi), si psh. dhe Marx (metoda dielantike e nxjere nga Hegel).
PK në modernitet* • Krijohen diciplinat e ndara: sociologjia dhe shkenca poliltike. Teorite e evolucionit braktisen dhe teoria e praktika ndahen. Politika mendohet se ndjek logjiken e saj, te ndryshme nga logjikat e shkencave tjera. • Tre parime te perbashketa per te gjithe mendimtaret e modernizmit: a) Historia nuk eshte identike me evolucionin (Nuk ka 'telos', pike finale tek e cila evolucioni synon), b) Teoria dhe praktika jane te ndara (Shkencetari nuk obligohet te veproje ne politike, sic ishte akoma rasti me Marx dhe Engels. Nuk ka shprese per 'mbretin foilozof' qe e kombinon dijen dhe veprimin politik.) c) Shkenca udhehiqet nga teoria (Shkenca e zhveshur nga vlerat duhet te jete krahasuese dhe e udhehequr nga teoria, jo vetem njehsim dhe tipologji e institucioneve.) (Qellimi kryesor i KP nuk ështl të krahasojë, por të shpjegojë.) [*modernitet=afersisht mesi i shek.19. Tipar definimi: teori vertet shkencore qe mund te provohet ne menyre empirike.]
Nga tipologjite dhe klasifikimet e trendeve politike, KP u drejtua nga analiza e politikes (politics) dhe politikave (policies). Tipologjitë në shkencat shoqërore krahasuese: Tipat historikë: Compte, epokat: teologjike, metafizike, pozitiviste. Engels: shoqëritë: komuniste fillestare, shfrytëzuese (skllavëria, feudalizmi, kapitalizmi), komunizmi. Tipat teorikë: Weber, sundimet: tradicional, karizmatik dhe racional. • Teoritë, përmbajtja dhe metodat e KP janë ndikuar nga ngjarjet politike. Modernizimi, dekolonizimi, tranzicioni në demokraci ndikoi te KP. Posapërisht pas LB2 kishte një interesim të ri për institucionet, grupet dhe lëvizjet e jashtme. Shtetet e përkhrahjes sociale pas LB2 kishte një ndikim në lëvizjen e KP nga institucionet te politikat dhendikimin e tyre në shoqëri.
PK në post-modernizëm • Post-modernizmi e vë në dyshim idenë e ekzistimit të 'fakteve shoqërore', duke thënë atojanë në fakt konstrukte shoqërore. Termi ‘konstrukt shoqëror’ emërton nocione dhe entitete konvencionale të krijuara nga njerëzit në një kontekst të caktuar kulturor dhe shoqëror dhe që ekzistojnë ngaqë njerëzit besojnë se ekzistojnë dhe funksionojnë në saje të marrëveshjes së tyre për t’u sjellë sikur të ekzistonin ato.
Pozitivizmi dhe konstruktivizmi janë qasjet kryesore të cilat gjenerojnë teoritë politike. Të dyjat bëjnë kontribut të rëndësishëm... POZITIVIZMI është qasja mbizotëruese në shkencat politike, si dhe në KP. Bën një dallim në mes fakteve dhe vlerave. Kjo qasje supozon se dukuritë shoqërore janë FAKTE shoqërore të cilat mund të studiohen pak a shumë në të njëjtën mënyrë siç studiohen dukuritë në shkencat natyrore; përmes matjes kuantitative, testimit të hipotezave, dhe krijimit të teorive. (P.sh. Studimi i qëndrimeve politike te kulturat politike pretendon se ka dimensione të mendimit individual politik që mund t maten dhe të kuptohen përmes sondazheve dhe analizave të statistikave...) KONSTRUKTIVIZMI nuk pretendon se ka një dallim aq të madh në mes fakteve dhe vlerave, por faktet i konsideron si shoqërisht të krijuara apo të konstruktuara. Prandaj, një hulumtues nuk mund të qëndrojë aq jashtë dukurisë politike si një vëzhgues objektiv, por deri në një masë imponon të kuptuarit shoqëror dhe kulturor të tij/saj mbi dukuritë që vëzhgohen. Thekson rëndësinë e të kuptuarit kolektiv dhe vlerave, ashtu që dukuritë nuk mund të kuptohen në mungesë të këtij konteksti. Në vend se të mbështetet në hulumtim të bazuar në variabla, për të definuar objektin e hulumtimit, qasjet konstruktiviste mbështeten më shumë në dimensionet siç janë diskurset, në përpjekjen për të kuptuar. 3. Qasjet teorike në PK
3.1 Përdorimi i teorisë në krahasime • Rëndësia e teorisë: • Drejton hulumtimin empirik në KP, • Interpreton gjetjet, • Jep pyetje dhe dilema që motivojnë hulumtimin, • Pa të, KP do të ishte vetëm grumbull i të dhënave, • Pa të nuk do të kishte perspektivë analitike për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të rëndësishme, • Një nga funksionet kryesore të teorisë në KP është të lidhë sjelljen mikro me atë makro. • Kjo lidhje është vendimtare për KP, ngase qëllim yni kryesor është të shpjegojmë sjelljen e sistemit dhe institucioneve politike, dhe jo individëve. Logjika e krahasimit është të studiohen strukturat më të gjera: si ndërveprojnë individët në parlamente, parti dhe burokraci. • Shembull: paradigma e ZGJEDHJES RACIONALEsupozon se individi është plotësisht i informuar dhe tenton të rrisë deri në maksimum dobinë për vete, dhe e përdor këtë supozim për të interpretuar dhe shpjeguar shumicën e dukurive politike.
Dallimi në mes TEORIVE TË MËDHA (teorive gjithëpërfshirëve) dhe TEORIVE TË MESME (analiza që nuk pretendojnë të jenë të vlefshme për të gjitha rastet e studimit, por që zbatohen në kontekste të veçanta gjeografike, politike dhe historike). • Qasjet kryesore: • Funksionalizmi struktural (identifikon funksionet e sistemeve politike dhe i krahason ato), • Teoritë e sistemit (sektori publik si sistem i hapur që ndërveprim të karakterit hyrje dhe dalje me ambientin e tij), • Marksizmi (Konflikti i klasave shpjegon dallimet ndërmjet sistemeve politike), • Koorporatizmi, • Institucionalizmi, • Qeverisja.