1 / 39

PROGRAMI I AVANCUAR I KONTABILITETIT DHE AUDITIMIT – MODULI 4

PROGRAMI I AVANCUAR I KONTABILITETIT DHE AUDITIMIT – MODULI 4. Rregullorja e Auditimit në Acquis Communautaire Andrew J. Popham Udhëheqës i Ekipit punues të Auditimit -FEE. Programi i ditës së sotme. Direktiva e tetë –versioni 1984 Zhvillimet deri më sot

Download Presentation

PROGRAMI I AVANCUAR I KONTABILITETIT DHE AUDITIMIT – MODULI 4

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. PROGRAMI I AVANCUAR I KONTABILITETIT DHE AUDITIMIT – MODULI 4 Rregullorja e Auditimit në Acquis Communautaire Andrew J. Popham Udhëheqës i Ekipit punues të Auditimit -FEE

  2. Programi i ditës së sotme • Direktiva e tetë –versioni 1984 • Zhvillimet deri më sot • Ndryshimet e propozuara për Direktivën e Tetë

  3. Direktiva e 8 e datës 10 Prill 1984(84/253/EEC) • Direktiva e 4 dhe 7 definojnë fushëveprimin e auditimit mirëpo nuk japin ndonjë kufizim për personat që mund të jenë të autorizuar për të kryer një angazhim të tillë. • Qëllimi i Direktivës 8 të Ligjit mbi ndërmarrjet është bërë me qëllim që të organizojë aprovimin e auditorëve dhe firmave të auditimit në vendet anëtare të Bashkimit Evropian

  4. Direktiva e 8 e datës 10 Prill 1984 Çështjet kyçe në Direktivë • Aprovimi(regjistrimi) i Auditorëve • Domosdoshmëritë kualifikuese për auditorët • Principet e pavarësisë dhe integritetit dhe sanksionet për shkelje të rregullave • Aprovimi i firmave të auditimit • Publikimi i regjistrit të auditorëve

  5. Direktiva e 8 e datës 10 Prill 19841. Aprovimi(regjistrimi) i Auditorëve Që nga viti 1984 në BE Auditimi mund të bëhet vetëm nga një Auditor i licencuar apo një firmë auditimi. Ekzistojë 3 parakushte që janë të kërkuara që një person fizik të jetë auditor të jetë i licencuar • Ti plotësojë kualifikimet ashtu siq kërkohet me Direktivën (Art. 4) • Të jëtë një person me reputacion të mirë (art. 3) • Të mos bëjë aktivitete të cilat janë jokopmatibile, nën ligjin e vendeve anëtare me auditimin (art. 3)

  6. Direktiva e 8 e datës 10 Prill 19841. Aprovimi(regjistrimi) i Auditorëve Kushtet për të aprovuar një person fizik për të kryer auditime: • Pas marrjes së shkallës universitare, • Duhet të: • Kryejnë kursin për instruksione teorike, • Të kalojnë nëpër trajnim praktik dhe • Të kalojnë të gjitha provimet profesionale të universitetit dhe provimin përfundimtar që është organizuar apo njohur nga Shteti.

  7. Direktiva e 8 e datës 10 Prill 1984 2. Kualifikimet e Auditorëve Ofron detajë mbi • Përmbajtjen e njohurive teorike • Trajnimit praktik të auditorëve përbën pjesën kryesore të Direktivës. Direktiva gjithashtu lejon vendet anëtare të BE që të njohin kualifikimet e ofruara nga një vend tjetër anëtar apo një vend i jashtëm

  8. Direktiva e 8 e datës 10 Prill 1984 2. Kualifikimet e Auditorëve Direktiva e 8 nuk përfshin shumë çështje etike. Pa detaje të mëtutjeshme, kërkohet nga Auditorët e licesuar që: • Të bëjnë auditime me integriteti profesional (art. 23) • Të jenë të pavarur në pajtueshmëri me ligjet e vendeve anëtare që kërkon auditimin. (art. 24) • t’i nënshtohen sanksioneve të përshtatshme kur nuk kryhen auditimet në pajtueshmëri me këto principe

  9. Direktiva e 8 e datës 10 Prill 19843. Principet e pavarësisë dhe integritetit dhe sanksionet për shkelje të rregullave • Domosdoshmëritë etike që aplikohen për personat fizik që kryejnë auditim në emër të firmës apo auditorit, (art. 25) • Aksionarët dhe anëtarët e menaxhmentit të firmave që nuk janë auditorë të licencuar mund të mos iuntervenojnë në ekzekutimin e auditimeve në cfarëdo mënyre që mund të rrezikojë pavarësinë e personave fizik që veprojnë në emër të firmave të tilla të auditorëve. (art. 27)

  10. Direktiva e 8 e datës 10 Prill 19844. Aprovimi i firmave të auditimit Varësisht nga legjislacioni e secilit vend anëtar të BE-së, auditimi mund të bëhet nga persona fizik apo tipet e tjera të kompanive, firmave apo partnershipeve (firmave të auditorëve). (art 2) Dy kushte duhet të aprovohen si firma të auditorëve: • Personat fizik që veprojnë si përfaqësues të firmave të auditimit duhet që t’i përmbushin kërkesat dhe në rastet kur kërkohet nga vendet anëtare të aprovohen. • Kushtet në shumicën e pronësisë dhe menaxhementit.

  11. Direktiva e 8 e datës 10 Prill 19845. Publiciteti i regjistrit të Auditorëve • Vendet anëtare të BE-së do të garantojnë që emrat dhe adresat e të gjithë personave fizik dhe firmave të auditorëve do të jenë në dispozicion për publikun. • Informatat në vijim do të bëhen publike për të gjitha firmat e auditimit të auditorëve: • Emrat dhe adresat e të gjithë personave fizik që janë të lejuar për të kryer auditimi në kuadër të firmave të auditimit • Emrat dhe adresat e anëtarëve apo aksionarëve të firmave të auditorëve; • Emrat dhe adresat e anëtarëve të organeve administrative apo menaxhuese të firmës se auditorëve.

  12. Zhvillimet që nga viti 1984 • 28 Tetor 1996 Letra e gjelbër, pozita dhe përgjegjësia e Auditorëve në BE • 8 Maj1998 Komunikata e BE-së « Auditimi në Bashkimin Evropian - rruga përpara Themelimi i Komisionit të Auditimit  • 15 Nëntor 2000 Rekomandimi i BE-së « Sigurimi i kualitetit për auditorët  • 16 May 2002 Rekomandimet e BE-së « Pavarësia e Auditorëve në BE »  

  13. Modernizimi i Direktivës së 8 Përse të ndryshohet tani? • Direktiva e tetë nuk përfshin standardet e Auditimit, kontrollën e kualitetit dhe mbikqyrjen publike • Domosdoshmëritë etike në direktivën e tetë janë konsideruar si të nivelit të lartë • Presioni i SHBA-ve pas Sarbanes Oxley • Presioni i BE-së pas Parmalatit

  14. Modernizimi i Direktivës së 8 • Prtezentimi i një Direktive të Komisionit Evropian në Mars 2004 • Vendet anëtare të Këshillit të BE-së aprovuan një verzion në Dhjetor 2004 • Palamenti i BE-së pritet të votojnë në Shtator 2005 • Nëse të tre organet pajtohen mbi tekstin e njejtë, që është shumë e mundur për të ngjarë, Direktiva do të finalizohet dhe do të publikohen në fillim të vitit 2006 • Vendet anëtare do të kenë 24 muaj për të implementuar nenet e reja

  15. Programi ynë për ditën e sotme… • Me qëllim të menjanimit të dyfisheve me modulet e tjera për programit të Bankës Botërore do të diskutojmë: • Standardet e Auditimit • Kontrolla e kualitetit • Hulumtimet dhe sanksionet • Auditimi i entiteteve me interes publik • Aspektet ndërkombëtare • Modulet e tjera do të përfshijnë • Regjistrimin dhe njohjen e ndërsjellë 20/09 • Mbikqyrja 29/11 • Edukimi 31/01 • Etika 14/02

  16. 1. Standardet e Auditimit • Vendet anëtare të BE-së do të kërkojnë nga auditorët dhe firmat e auditimit që të kryejnë punë auditimi në pajtueshmëri me standardet e auditimit të miratuara nga Komisioni • Standardet e miratuara të auditimit do të publikohen plotësisht në të gjitha gjuhët zyrtare të Komunitetit, në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian

  17. 1. Standardet e Auditimit Komisioni i BE do të miratojë standardet ndërkombëtare të auditimit për aplikimin e tyre në Komunitet nëse ato: • Janë të pranuara ndërkombëtarisht dhe janë të zhvilluara me një proces të duhur, mbikqyrje publike dhe transparencë; dhe • Kontribojnë për një kredibilitet të nivelit të lartë dhe kualitet të llogarive të konsoliduara vjetore; dhe • Kryhen për të mirën publike Evropiane.

  18. 1. Standardet e Auditimit Pas pasqyres formale, objektivat janë: • Të fuqizohet një grup standrdesh të cilat mund të jenë vetëm Standardet Ndërkombëtare të Auditmit që lëshohen nga IAASB • Të vendoset mbi raportin e komisionit teknik i cili ka përgjegjësi për vlerësimin e pjesës teknike të standardeve • Vit pas viti, standardet e reja do të fuqizohen në mënyrë të rregullt nga komisioni Evropian me qëllim që ato të bëhen pjesë e sistemit ligjor të BE-së.

  19. 1. Standardet e Auditimit Çështjet kryesore që janë për tu diskutuare për caktimin e standardeve • Përkushtimi i BE-së për vazhdimin e punës me IAASB në të ardhmen • Konvergjenca në mes të IAS dhe standardeve të SHBA • Kjartësia dhe fuqizimi i IAS • Kush do të jetë prezent në komisionin teknik? • Organet mbikqyrëse? Profesioni?

  20. 1. Standardet e Auditimit Implemetimi ne nivel kombëtar • Shtetet anëtare të BE mund të aplikojnë standardet kombëtare të auditimit përderisa komisioni nuk ka miratuar një ISA që përfshin të njejtën çështje • Shtetet anëtare të BE-së duhet të implemetojnë Direktivën përgjatë një periudhe dyvjecare mirëpo një periudhë transicioni shtesë në afat prej dy vitesh është prezentuar me qëllim të eliminimit të kërkesave të panevojshme shtesë.

  21. 1. Standardet e Auditimit Implemetimi në nivel kombëtar • Shtetet anëtare mund të paraqesin procedura të auditimit apo domosdoshmëri për ISA vetëm nëse këto përcjellin domosdoshmëri të posaçme ligjore që janë të lidhura me fushëveprimin e auditimit. • Në raste të posaçme kur ka problem serioz ligjor, një shmangie nga kërkesat e ISA është gjithashtu e mundur. • Marrëveshjet mund të bëhen për të mbikqyr këto rregulla

  22. Standardet e AuditimitRaporti i Auditimit Raporti i Auditimit • Një azhurim i ISA 700 lehtëson aplikiminm e rarpotimit të ISA në Evropë, posacerisht sepse kjo në mënyrë të qartë ndan opinionin e pasqyrave financiare dhe deklaratave të tjera në kërkesat ligjore dhe rregullative. • Në rastet kur një firmë e auditimit kryen një auditimi, raporti i auditimit duhet të nënshkruhet nga së paku auditori si përfaqësues i firmës së auditimit

  23. Standardet e Auditimit Llogaritë grupore • IAASB ka filluar punën në auditimin e llogarive grupore kohëve të fundit – aprovimi i standardit pritet të ndodh së shpejti. • Parmalati ka shkaktuar shqyrtimin e përgjegjësive. • Dokumentimi i auditimit në auditimet grupore ishtë një problem i shqyrtuar në SHBA

  24. 1. Standardet e Auditimit Llogaritë grupore • Auditori i grupit mban përgjegjësi të plotë mbi raportin e auditimit dhe llogaritë e konsoliduara. • Auditori i grupit mban rishikime dhe mirëmban dokumentacionin e rishikimit për punën e auditimit të kryer nga auditorët e tjerë për qëllime të auditimit grupor. • Dokumentimi duhet të jetë adekuat për autoritetet relevante dhe kompetente për të rishikuar në të mënyrë të drejtë punën e auditorit të grupit.

  25. 1. . Standardet e Auditimit Llogaritë grupore • Bashkëpunimi në mes të rregullatorëve të vendeve të ndryshme do të ofrojë një kornizë për transferimin e fletëve të punës të auditimit që janë të lidhura me komponentet e grupit • Në mungese të një marrëveshjeje të bashkëpunimit, auditori i grupit është përgjegjës për dorëzimin e mirëfilltë sipas nevojës tek autoritetet e mbikqyrjes publike për dokumentimin relevant për auditimin grupor • Për këtë arsye, ai do të • Mbajë një kopje të dokumentimit të tillë • Të pajtohet me auditorin e vendit të tretë për qasje të mirëfilltë dhe të pandaluar sipas kërkesës, apo • Të ndërmerr masa të duhura.

  26. 2. Kontrolli i kualitetit • Rekomandimi i BE i publikuar në Nëntor 2000 • Principet e rekomandimit janë insertuar në Direktiven e propozuar për ti bërë ato mandatore • Janë të aplikueshme për të gjitha llojet e auditimit, jo vetëm për kompanitë e listuara • Organizimi i kontrollës së kualitetit është e ndryshme ne vendet anëtare • Bilanci i mirë mund të gjehet në mes pavarësisë, kompetencës dhe resurseve

  27. 2. Kontrolli i kualitetit • Sistemet e kontrollit të kualitetit mund të jenë të pavarura nga auditori dhe firmat e auditimit dhe që i nënshtrohen mbikqyrjes publike • Financimi për kontrollën e kualitetit mund të jetë i sigurtë dhe i lirë nga ndikimet nga auditorët dhe firmat e auditimit • Ky sistem i kontrollit të kualitetit duhet të kenë resurse adekuate

  28. 2. Kontrolli i kualitetit • Personat të cilët kryejnë kontrollë të kualitetit duhet të kenë: • Edukimi i mirëfilltë profesional dhe përvoja relevante në auditim dhe raportim financiar • Trajnimi specifik mbi rishikimet e kontrollës së kualitetit

  29. 2. Kontrolli i kualitetit • Selektimi i rishikuesve për kontrollën specifike duhet të bëhen: • Nën procedurë objektive • Të garantojnë që nuk ka konflikte të interesit në mes të rishikuesve dhe auditorëve apo firmës së auditimit nën rishikim

  30. 2. Kontrolli i kualitetit • Kontrolli i kualitetit duhet që të: • Vlerësojë kontrollën e brendshme të firmës • Të përfshijë testimin adekuat të dosjeve të selektuara të auditimit • Të ketë objektiva për të vlerësuar: • Pajtueshmërinë me standardet e auditimit • Pajtueshmërinë me domosdoshmëritë e pavarësisë • Sasia dhe cilësia e resurseve të shpenzuara • Pagesat e auditimit

  31. 2. Kontrolli i kualitetit • Kontrolli i kualitetit duhet që të bëhet së paku një herë në gjashtë vite • Raporti i kontrollit duhet të përmbajë konkludimet kyce të kontrollës së jashtme të kualitetit • Rezultatet mbi firmat individuale nuk shpalosen, por rezultatet e përgjithshme të kontrollit të kualitetit duhet të publikohen një herë në vit nga organi përgjegjës për kontrollë të kualitetit

  32. 2. Kontrolli i kualitetit • Rekomandimet do të përcillen nga Auditori apo firma e Auditimit në një periudhë të arsyeshme • Nëse rekomandimet nuk përcillen, auditorët do ti nënshtrohen procedurës disciplinore

  33. 3. Hulumtimet dhe Sanksionet • Sistemet e hulumtimit duhet që të aplikohen për të vërejtur, korrigjuar dhe për të ndaluar kryerjen joadekuate të auditimit • Hulumtimet bëhen në raste të • Ankesave nga pala e tretë • Mungesa e reagimit të auditorit në rekomandimet pas rishikimit të kualitetit • Iniciativës specifike të organit mbikqyrës

  34. 3. Hulumtimet dhe Sanksionet • Sanksionet disciplinore janë tashmë të përmendura në Direktivën e 8 por sistemi është i fuqizuar. • Vendet anëtare duhet të ofrojnë sanksione efektive, proporcionale për auditorët dhe firmat e auditimit, në rastet kur auditimet nuk janë të kryera me nenet e miratuara në implementimin e Direktivës.

  35. 3. Hulumtimet dhe Sanksionet • Sanskionet mund të përfshijnë • Sanksionet kriminele; • Përgjegjësia civile; • Sanksionet disciplinore. • Masat e ndërmarra apo sanksionet e caktuara për auditorët dhe firmat e audimit mund të shpalosen në mënyrë të përshtatshme për publikun. Sanksionet mund të përfshijnë mundësinë e tërheqjes apo aprovimit.

  36. 4. Auditimi i Entiteteve me interes publik • Definimi i EIP: kompanitë e listuara, bankat e mëdha dhe kompanitë e sigurimeve • Komisionet mandatore të auditimit për të përkrahur auditorin • Rishikim i kualitetit më frekuent për punën e firmave të auditimit • Firmat e raporteve publike të “interesit publik” që përmbëledhin marrëveshjet e kontrollës së kualitetit

  37. 5. Aspeketet Ndërkombëtare Çështjet kryesore në dialogun transatlantik regulativ. • Mundësia për të aprovuar auditorët e vendeve të treta gjatë ofrimit të një raporti të auditimit për një kompani të BE-së. • Regjistrimi i auditorëve të vendeve të treta gjatë ofrimit të një raporti të auditimit për kompanitë që janë të listuara në BE; shmangia në rastet e ekuivalencës • Organizimi i bashkëpunimit në mes të rregullatorëve(autoritetetet kompetente të BE dhe vendeve te treta) mbi qasjen për fletët punuese në vendet e treta.

  38. Konkludimet • Objektivi i rregullores së auditimit është të përmirësojë kulaitetin e auditimit për interesin publik. • Sistemi rregullativ i BE-së është zhvilluar gradualisht prej vitit 1984. • Gjatë imlementimit në vendet anëtare , Direktiva e re do të ofrojë një përmirësim të dukshëm të kornizës. • Përpjekje shtesë do të bëhen në nivel të rregullatorëve dhe në nivel të profesionit, duke përfshirë profesionin Evropian të kontabilistëve, për të garantuar një zhvillim të duhur dhe fuqizim të principeve.

More Related